Ç’është anoreksia e intimitetit? Shenjat që ju dhe partneri/ja mund ta keni, por nuk e dini

Life style

Ç’është anoreksia e intimitetit? Shenjat që ju dhe partneri/ja mund ta keni, por nuk e dini

Më: 11 prill 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

"Anoreksia e intimitetit" është një term i krijuar nga psikologu Dr. Doug Weiss për të shpjeguar pse disa njerëz "në mënyrë aktive mbajnë larg intimitetin emocional, shpirtëror dhe seksual". Çështjet që lidhen me intimitetin emocional ose fizik mund të kenë një ndikim të madh te marrëdhëniet romantike. Të duash dikë, në fund të fundit, në përgjithësi do të thotë që dëshiron të ndash mendime, ndjenja dhe afeksion fizik.

Kur e doni partnerin/en por ndiheni të pasigurt nëse ata ende ndihen njësoj në raport me ju, marrëdhënia mund të fillojë të ndihet e zbrazët. Profesionistët e shëndetit mendor kanë korniza të ndryshme për të parë çështjet e intimitetit, por pak e njohin anoreksinë e intimitetit si një gjendje aktuale.

Shenjat e anoreksisë së intimitetit

Sipas Weiss, njerëzit me anoreksi intimiteti zakonisht:

1. Mbajnë veten të zënë me kujdesin ndaj fëmijëve, detyrat shtëpiake, porositë, teknologjinë ose punën.

2. Ju fajësojnë për humbjen e intimitetit në vend që të merren me sjelljet e tyre.

3. Shmangin ta shfaqin dashurinë në mënyrën që partnerin/es i pëlqen.

4. Ndalojnë së komplimentuari ose lavdëruari rregullisht.

5. Nuk kanë fare interes për intimitetin fizik.

6. Tregojnë pak interes për t'u lidhur në një nivel shpirtëror.

7. Evitojnë të flasin për ndjenjat e tyre, duke e bërë të vështirë lidhjen në një nivel emocional.

8. E trajtojnë partnerin/en si shok/shoqe dhome, jo në një nivel romantik.

9. Kanë shpërthime zemërimi.

10. Kritikojnë.

Shkaqet më të zakonshme:

- Trumat seksuale
- Varësia ndaj seksit
- Modele të dobëta
- Mungesë afrimiteti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat