Ju nuk do të donit ta dini se nga prodhohet myshku që adhuroni nëpër parfume

Life style

Ju nuk do të donit ta dini se nga prodhohet myshku që adhuroni nëpër parfume

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Me siguri që e keni dëgjuar në jetën tuaj fjalën “myshk”, sidomos kur keni blerë parfume apo sprucues të tjerë për trupin, por a e keni idenë se çfarë është? Diçka drunore apo jo? Jo.

Duke filluar nga Chanel No 5 e deri te produkte të tjera, myshku është i pranishëm shpeshherë pasi struktura komplekse zbut notat e rënda dhe siguron që aromat më të lehta të mos avullojnë shpejt. Bukur deri këtu.

Por origjina e myshkut është tjetër histori. Pa qenë nevoja të mendoni fare për pyjet, na lejoni t’ju themi se myshku ishte sekretim nga kafshët dhe mbante aromë urine. Shumë kohë më parë, myshku përpunohej – zhvishej, thahej dhe lagej me etanol – dhe përfundonte me një aromë si një pasdite me lagështirë në një pyll me livando.

Disa lloje drerësh të gjendur në Azinë Veriore dhe Europë, e shënojnë territorin dhe çiftëzohen duke spërkatur vendin me gjëndrën e tyre të myshkut, e cila ka madhësinë e një topi golfi dhe ndodhet para penisit të tyre. Kur hapet dhe thahet, duket kështu:

Fillimisht mban aromë të kalbur. Për të arritur aromën karakteristike, duhet të zhytet në alkool (vodka) për muaj ose vite. Është një proces i gjatë dhe vetëm drerët e mëdhenj në moshë e prodhojnë. Dreri mbrohet nga CITES, një traktat shumëpalësh për bimët dhe kafshët në rrezik, kështu që parfumierët për shumë dekada janë përpjekur të përsosin myshkun sintetik.

Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë kopjen e përsosur të molekulës së myshkut, të njohur si muscone, por ata përdorin sintetikë të tillë si galakoksid dhe versalid që kanë veti të ngjashme.

Myshku merret edhe nga ky bukuroshi këtu:

Image

Civet, një lloj gjitari, cekreton një si pastë në ngjyrë të verdhë nga gjëndrat perineale (midis skrotumit dhe penisit) dhe ka aromë të bezdisshme, si fekale, por nëse hollohet ka një aromë të kadifenjtë lulesh.

Myshku mund të merret edhe nga e vjella e një balene.

Image

Megjithatë nuk ka nevojë të shqetësoheni për myshkun komercial që përdoret në produktet e ditëve të sotme pasi kompanitë e kanë të ndaluar të përdorin këtë përbërës me prejardhje nga kafshët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat