Shkenca zbulon llojin e burrave, të cilit gratë nuk mund t’i rezistojnë!

Life style

Shkenca zbulon llojin e burrave, të cilit gratë nuk mund t’i rezistojnë!

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Është mjaft e zakonshme që një burrë me “pamje mesatare”, por që vepron me siguri në vete, të jetë më i suksesshëm me gratë se sa dikush që ndoshta nga masa, do të konsiderohej më tërheqës. Për këtë, tani ka një shpjegim.

Një studim i botuar në “Psychological Science” zbuloi se burrat, pamja e të cilëve është larg standardeve të bukurisë, por që janë më të sigurt rreth grave, janë më të suksesshëm me to, sesa burrat që janë më tërheqës fizikisht.

Ky studim përfshiu 96 burra dhe 103 gra që morën pjesë në takime të shpejta, ku secili pjesëmarrës kaloi tre minua duke biseduar me një pjesëmarrës tjetër. Rezultatet treguan se “burrat që besonin se ishin më tërheqës se sa mund të ishin në të vërtetë, dukeshin vërtet më tërheqës në sytë e grave”. Ky vetëbesim ishte i gjithë çelësi i suksesit në takime.

Për më tepër, studimi tregoi se burrat që shqetësohen më pak për pamjen e tyre fizike jo vetëm që janë më të suksesshëm me gratë, por ka gjasa që të rrisin edhe fëmijë me më shumë vetëbesim.

Deri më tani, diçka është e sigurt për “burrat më të dëshiruar” nga gratë: Vetëbesimi dhe siguria që shfaqin është primare, duke lënë pas paraqitjen fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat