Zbulohet se çka po i plak shqiptarët para kohe, do shokoheni nga arsyeja

Life style

Zbulohet se çka po i plak shqiptarët para kohe, do shokoheni nga arsyeja

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Ndonëse plakja është proçes tërësisht natyral, ne jemi gjatë gjithë kohës në luftë kundër saj. Bëjmë gjithçka që ajo të vonohet dhe të jetë sa më pak e dukshme, por në jo pak raste gabojmë duke e përshpejtur vetë.

Shumica e shqiptarëve vuajnë nga plakja e parakohshme, por çfarë e shkakton vërtetë atë?

Gjumi – Gjumi është një nga aktivitetet më të rëndësishëm të ditës. Përveçse ndihmon në mirëfunksionimin e mendjes, ndihmon gjithashtu të dukemi më të rinj. Gjumi i mirë riparon dëmin që merr organizmi gjatë ditës. Ditën tjetër lëkura është më e freskët dhe qelizat shumë më të shëndetshme. E mira është që të flini rreth 8 orë gjumë.

Mungesa e frutave dhe perimeve – Rreth 80% e shqiptarëve nuk hanë 2-3 racione 100 gramëshe me perime gjatë ditës. Kurse 72% e tyre nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm. Janë pikërisht ato të cilat parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme.

Frutat, shërbejnë si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës suaj të shëndetshme.

Sheqeri dhe brumrat – Përtej faktit që ndikojnë negativisht në peshën tonë trupore, brumërat dhe sheqeri i tepërt mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve në fytyrë. Kjo sepse ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak. Diçka e tillë do të shkaktojë inflamacione dhe do të nxisë daljen e akneve në fytyrë.

Duhani – Të gjithë pak a shumë e dini se duhani do t’ju bëjë të dukeni shumë herë më të vjetër nga ç’jeni. Rrudhat dhe rrathët poshtë syve janë gjithçka do të fitoni nga pirja e tij, përveç problemeve serioze që mund të keni me mushkëritë.

Alkooli – Përveç duhanit, alkooli është një tjetër element që ndikon në plakjen e parakohshme. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj. Përveç kësaj, alkooli dehidraton lëkurën duke e bërë më të thatë dhe shumë më të plakur nga ç’duhet ta kishit vërtetë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat