Prilli premton shumë për të gjitha shenjat e horoskopit – Mësoni çfarë sjellë prilli për ju

Life style

Prilli premton shumë për të gjitha shenjat e horoskopit – Mësoni çfarë sjellë prilli për ju

Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Frikë nga tradhtia, lidhje paralele dhe ndjenja të reja.

DASHI: Dashuria nuk mund të kalojë në plan të dytë në këtë muaj kaq të favorshëm për shenjën tuaj, ndaj ju këshillohet të izoloheni, ndonëse shenja e Dashit nuk shquhet për këtë. Nëse do të keni përballje me një ish-partner, do të jeni në avantazh, pasi do të keni në dorë frerët e situatës.

DEMI: Në aspektin personal, prilli është më i favorshëm, pasi Venusi do të jetë në shenjën tuaj nga data 14. Ata që u kanë mbijetuar pengesave, duket se kanë më shumë mundësi për të vazhduar bashkë. Është shumë e rëndësishme të mendoni tani për bashkëjetesën ose martesën, vetëm në rast se jeni vërtet të bindur.

BINJAKËT: Dashuria rikthehet shumë intriguese. Shumë mund të dashurohen brenda pak ditësh, krejt papritur. Kalimi i Venusit është më i favorshëm në 15 ditët e para të prillit. Do të tregoheni më mirëkuptues dhe do të falni më shpejt.

GAFORRJA: Nëse po kaloni një lidhje problematike që nuk gjen qetësi prej muajsh, duhet të bëni kujdes gjatë dy javëve të para të prillit, që karakterizohen nga lodhja dhe nervozizmi. Datat 3, 4, 10, 11 dhe 18 janë shumë të rëndësishme. Mund të keni edhe frikën e një tradhtie nga partneri, ndaj ju këshillojmë të mos mposhteni nga ndjesitë negative. Emocionet tuaja në këtë periudhë janë shumë të rëndësishme. Kujdes nga historitë paralele, sepse vjen një çast dhe e vërteta zbulohet.

LUANI: Dashuria rikthehet protagoniste në dy javët e para të muajit. Ata që janë prej kohësh bashkë, nuk kanë dëshirë për një lidhje serioze. Ndaj kjo periudhë favorizon aventurat, njohjet, pasi falë kalimit të Mërkurit në shenjë në datat 4 dhe 19, të lindurit në shenjën e Luanit do të shprehen me më shumë pasion.

VIRGJËRESHA: Prilli rikthen ndjenjat, pasi në mars pati largime dhe heshtje. Projektet në çift do të mund të konkretizohen në gjysmën e dytë të muajit, sidomos pas datës 19. Ditët e fundit të muajit janë të favorshme edhe për çiftet që duan të bëjnë fëmijë

PESHORJA:  Dashuria do të karakterizohet nga ndonjë debat i vogël, por nuk mund të thuhet se ia ndieni mungesën. Duke qenë shumë të shqetësuar për punën, kaloni gjithçka tjetër në plan të dytë. Nuk duhet t’i shkarkoni në marrëdhënien në çift tensionet e akumuluara në punë. Bëni kujdes me xhelozinë dhe dyshimet. Mos diskutoni tema që lidhen me të shkuarën. Ata që duan të bëjnë fëmijë do të jenë më të favorizuar në pjesën e dytë të muajit.

AKREPI: Viti 2021 është viti i sprovave të dashurisë. Prilli nis goxha i qetë, ndaj duhet të përfitoni nga kjo për të rizgjuar dëshirën që të jeni bashkë. Kujdes në datat 14 dhe 19, sepse do të keni pasiguri të mëdha. Edhe çiftet më të qëndrueshme do të ndiejnë njëfarë luhatjeje. Duhet të shmangni xhelozinë, tradhtinë dhe dyshimet.

SHIGJETARI: Prilli sjell më pak tension në dashuri. Ata që janë ndarë si pasojë e një tradhtie do të mund të njihen me njerëz të rinj. Gjatë dy javëve të para të muajit do të keni takime fatale, sidomos ata që kanë mundësi të njohin njerëz edhe përmes rrjeteve sociale. Shigjetari nuk njeh moshë, ndaj mund të mendojë të krijojë një lidhje të re në çdo fazë të jetës.

BRICJAPI: Ditët e para të prillit nuk janë shumë favorizuese në dashuri. Do të keni mosmarrëveshje me partnerin ose partneren, ndoshta edhe për shkak të mbingarkesës në punë. Ata që kanë dy marrëdhënie paralele, duhet të qartësohen sa më parë me veten. Mendohuni para se të flisni ose të veproni. Datat 22 dhe 25 do të karakterizohen nga dëshira për të bërë projekte në çift.

UJORI: Dashuria është intriguese në pjesën e parë të prillit, ndërsa në pjesën e dytë do të ketë disa luhatje. Nëse nuk shihni zgjidhje dhe polemikat shtohen, ruani qetësinë, pasi datat 19, 20, 21 dhe 22 do të karakterizohen nga konfliktet. Nëse pëlqeni dikë që është i/e lidhur ose që jeton në një qytet tjetër, do ta keni pak të vështirë ta bëni për vete, ose do t’ju bjerë në kokë për dikë që nuk përshtatet me ju. Çifteve u këshillohet gjetja e një kompromisi.

PESHQIT: Pas datës 14, dashuria do të jetë sërish në plan të parë, edhe për ata që kishin vendosur të mos dashuronin më. Ditët pas datës 14 janë më të favorizuarat, por edhe më shumë ato pas datës 23. Nëse jeni vetëm dhe në kërkim të shpirtit binjak, pranoni ftesat. Ata që kanë pak kohë të martuar, po mendojnë të ndërrojnë shtëpi. Duhet të bëni kujdes nga tradhtitë me këtë horoskop kaq intrigues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat