Pse gratë tërhiqen më shumë nga burrat me fytyrë të zymtë

Life style

Pse gratë tërhiqen më shumë nga burrat me fytyrë të zymtë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Je në bar dhe sheh një djalë me fytyrë të ngrysur dhe shikim të egër. E ndjen brenda sekondash që ka diçka që të veçantë që të tërheq tek ai burrë i mistershëm. Duke qenë se na ndodh të gjithave, shkenca konfirmon atë të cilën kemi dyshuar prej kohësh: Gratë tërhiqen më shumë nga burrat me pamje "të ngrysur". Pse ndodh kjo?

1. Burrat dhe gratë e perceptojnë ndryshe tërheqjen.

Studimet kanë treguar se një djalë i buzëqeshur është më pak sharmant në sytë e vajzave krahasuar me një djalë që rrezaton krenari dhe qëndrim autoritar. E kundërta ndodh për burrat. Ata tërhiqen më shumë nga gratë e buzëqeshura krahasuar me ato që kanë qëndrim të ngrysur. 

2. Gratë preferojnë "djemtë e këqinj dhe të fortë"

Ky instik i grave për të zgjedhur meshkuj të fortë fizikisht dhe "të këqinj"  vjen si pasojë e ndikimit të kulturave dhe evolucionit. Studimet kanë treguar se gratë janë të dhëna më shumë pas një burri që tregon krenari pasi përcjell siguri dhe qëndrueshmëri si një partner i mundshëm. Gjithashtu, disa norma sociale-kulturore ndikojnë gjithashtu tek tërheqja e secilit. Një grua e qeshur perceptohet si e ndjeshme dhe e bindur, ndërsa një burrë i heshtur si "i fortë".

3. Burrat me personalitet "të errët" e prezantojnë më mirë veten

Të qenit narcist lidhet me përfitime psikologjike dhe fizike tek burrat. Ata që konsiderohen si egoista apo të manipulues janë më të preferuar nga gratë, të paktën referuar studimeve të shumta. Ndonëse një tërheqje e tillë shpesh përfundon në marrëdhënie toksike apo edhe abuzive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat