Marsi hyn në Gaforre me plot mesazhe për shenjat e zodiakut, veçanërisht për pasionin

Life style

Marsi hyn në Gaforre me plot mesazhe për shenjat e zodiakut, veçanërisht për pasionin

Më: 25 prill 2021 Në ora: 06:23
Ilustrim

Marsi është spostuar duke ndryshuar shtëpi dhe energji. Ky udhëtim drejt Gaforres ka nisur që prej pasdites së 23 prillit dhe do të qëndrojë aty deri më 11 qershor. Marsi në Gaforre nuk është në maksimumin e vet sepse atij i pëlqen të luftojë, reagojë, të bëjë gjëra të vendosura dhe të drejtpërdrejta. Por në detin e ëmbëlsisë së gaforres, kjo gjë jo gjithmonë i qëndron mirë. Kështu, ky planet përfundon duke u ndier i dobët dhe i papërshtatshëm në rolin e vet, duke mos shprehur dot pasionin e vet dhe energjitë e pashterueshme.

Ky kalim do t’i ndihmojë shenjat zodiakale të ristabilizojnë raporte të reja, të shijojnë një forcë më të vendosur dhe më bindëse? Cilat? Demi, Akrepi dhe Peshqit, ndërsa për Gaforren e Bricjapin bëhet fjalë për ristabilizimin e një pakti me kohën, pasi janë të destinuara të rriten, t’i përshpejtojnë gjërat. Dhe shpesh me rezultate të mira.

Për Luanin, Shigjetarin dhe Binjakët mbeten pezull premtimet dhe rritet dëshira për ta ngadalësuar anijen e së tashmes, për t’i jetuar gjërat në një mënyrë më të thjeshtë dhe pa ekzagjerime.

Do të ketë tensione në rritje për Dashin (me gjërat e shtëpisë) si dhe Peshoren (në dashuri dhe me marrëdhëniet), për këtë këshillohet të ruhet qetësia, të mos reagohet impulsivisht. Përkundrazi, për Virgjëreshën dhe Ujorin gjithçka duket e ëmbël dhe më e thjeshtë, duket sikur ka ardhur koha për t’i ngadalësuar gjërat dhe për t’i marrë me qetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat