Si të hiqni ngjyrën e flokëve nga lëkura

Life style

Si të hiqni ngjyrën e flokëve nga lëkura

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:33
Ilustrim

Çfarë mund të bëni nëse ngjyrosni aksidentalisht lëkurën tuaj kur aplikoni bojë flokësh?

Si ta hiqni atë:

Nëse mund të veproni shpejt, gjëja më e mirë që mund të bëni është të lagni lehtë një copë pambuku me pak ujë të ngrohtë dhe të fshini butësisht lëkurën tuaj derisa ngjyra të zhduket.

Metoda tjetër është parandalimi. Para se të vishni dorezat, vendosni pak kondicioner, vazelinë ose balsam buzësh rreth vijës së flokëve, veshëve, vetullave, vijës së nofullës dhe qafës.

 Lag një copë pambuku në vaj ulliri dhe fërkoni butësisht zonën e ndotur derisa ngjyrat të zbehen.

Spërkatni pak llak në një copë pambuku. Fërkojeni atë në zonën e njollosur të lëkurës.

Përzieni pak vaj bebe dhe pastrues fytyre së bashku, dhe vendoseni në vendin e njollosur me një peshqir.

Nëse lëkura juaj nuk është e ndjeshme, mund të provoni edhe pak aceton në një copë pambuku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat