Flini me apo pa çorape? Zbuloni se çfarë tregon kjo për ju

Life style

Flini me apo pa çorape? Zbuloni se çfarë tregon kjo për ju

Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Ka dy lloje njerëzish në botë: Ata që flenë me çorape dhe ata që preferojnë të qëndrojnë zbathur. Disa e kanë të pamundur të flenë nëse i kanë këmbët e zhveshura, të tjerë përjetojnë të kundërtën.

Grupi i njerëzve që flenë me çorape
Nëse mbani çorape në shtrat, gjasat janë që të jeni shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Nëse është kështu, arsyet mund të lidhen me aspekte të ndryshme të trupit tuaj, përfshirë trashësinë e lëkurës, shkallën e metabolizmit të trupit etj. Zakonisht, njerëzit me metabolizëm të ngadaltë dhe qarkullim të dobët të gjakut kanë më shumë ftohtë se të tjerët. Nga ana tjetër, kjo varet dhe nga ambienti ku ndodheni – hapësira dhe temperatura.

Njerëzit të cilët ndjejnë nevojën për të fjetur me çorape, zakonisht kërkojnë të mbrohen. Nëse jeni një prej tyre, ka shumë mundësi që të adhuroni vende komode dhe gjithmonë të kërkoni të krijoni marrëdhënie të thella dhe shumë intime me të tjerët. Nuk e keni problem të ndani hapësirën tuaj personale me dikë, përqafimet dhe përkëdheljet gjatë natës ju bëjnë të lumtur.

Grupi i njerëzve që s’i durojnë dot çorapet
Nëse nuk mund ta toleroni idenë e gjumit me çorape, dhe thjesht ideja se do t’i keni këmbët e mbuluara ju streson, ndoshta keni një metabolizëm më të shpejtë se të tjerët apo qarkullim të mirë të gjakut. Ju keni një predispozitë biologjike për të ruajtur dhe gjeneruar nxehtësi dhe për këtë arsye nuk ndjeni nevojën të vishni çorape.

Nëse flini këmbëzbathur, ju me siguri jeni një person shumë i pavarur. E vlerësoni shumë hapësirën tuaj personale dhe bini në kontakt me të tjerët vetëm kur jeni të gatshëm të bashkëveproni. Në një marrëdhënie, keni tendencë të merrni një rol mbrojtës, jeni të sinqertë dhe nganjëherë sfidues, por ju dini si të kujdeseni mirë për njerëzit që i doni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat