Vetëm nga mesazhet e tij mund të kuptoni shumë për lidhjen tuaj

Life style

Vetëm nga mesazhet e tij mund të kuptoni shumë për lidhjen tuaj

Më: 3 maj 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Ju është fiksuar  se partneri po largohet dhe nuk ndjen më të njëjtën ngrohtësi dhe kimi prej tij si në fillim. Le të themi se ka ardhur momenti të tregoheni më të vëmendshme ndaj sinjaleve që ai jep, mbase në mënyrë të pavetëdijshme. 

Kush më mirë se vetë vajzat mund t'ju vijnë në ndihmë në një situatë të tillë? Disa prej tyre, janë të sigurta kur thonë se çelësi fshihet tek mesazhet .

1. "Ai nuk dërgonte më emoji në mesazhet e tij. Mendova se po tregohesha paranojake dhe po i mendoja gjërat më shumë se ç’duhet, por ishte një shenjë."

2. “Po takoja dikë që përdorte emoji kur më thoshte ‘natën e mirë’, dhe mund ta ndjeja ngrohtësinë e tij. Sa më shumë emoji, aq më shumë ma ndjente mungesën. Pastaj nisi të dërgojë më pak, derisa nuk dërgoi më."

3. "Një tjetër përdoruese pranoi se ka përdorur një taktikë të ngjashme për të larguar të dashurin e saj. “Kur nisa të mos e doja më, nuk i dërgoja më puthje dhe zemra, por fytyra kafshësh.”

4. "Veç kësaj, edhe mungesa e seksit dhe tërheqjes fizike tregon që gjërat mes jush janë ftohur. “E kuptoni gjatë aktit,(ose gjatë dëshirës së tij për të bërë sexting me ju), kur mendoni se ai do të donte të ishte kudo, veçse aty me ju.”

5. “I dashuri nuk ju fton më kur del me shokët, preferon më shumë të dalë vetëm, që të mos shihet i shoqëruar ndërsa mund të takojë të dashurën potenciale."

Gjithsesi, mos harroni: Këto mund të jenë një sinjal alarmi, por ju e dini që jo gjithmonë gjërat janë siç duken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat