Një sekret që të tjerët të çmenden nga aroma e mirë e flokëve tuaj

Life style

Një sekret që të tjerët të çmenden nga aroma e mirë e flokëve tuaj

Më: 7 maj 2021 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Problemet me skalpin shpesh çojnë në një problem edhe më shqetësues mësë shumti për femrat, aromë e pakënshme e flokëve.

Këto të fundit duket sikur kanë aftësinë të thithin aromat e një ambient ku gatuhet, pihet duhan etj, por nëse ju tregoni kujdes maksimal për të shmangur këto ambiente e sërish flokët ju mbajnë erë, atëherë cili është shkaku. Kjo mund të vijë jo vetëm si pasojë e higjienës së dobët por edhe nga shkaq që nuk  varen nga ne si  mbiprodhimi i yndyrës, ekzemës , mosbalancimi hormonal, stresi apo problemeve të tjera shëndetësore të lëkurës si infeksionet e kokës, psoriasis dhe infeksionet  kërpudhore.

Më poshtë Living do t’ju tregojë disa metoda si të parandaloni këtë shqetësim. Para se të spërkasni parfum mbi flokë, trajtojeni problemin që nga rrënja.

1. Uthulla e mollës parandalon mbiprodhimin e yndyrës dhe gjithçka që duhet të bëni është që në dush t’i shpëlani flokët me uthull molle ! Kujdes duhet përzierë me ujë në raportin 1uthull: 2 ujë, për të mos prishur balancën e pH të kokës. Pas kësaj shpëlajini flokët me ujë të bollshëm.

2. Sode buke

Kjo është një nga metodat më të hershme të neutralizimit të aromave që funksionon mësë miri.

Si ta përdorni:

1. Përzieni ujë dhe sodë buke në raportin 1: 3.

2.Lagini flokët dhe aplikojeni këtë pastë në skalpin e kokës.

3. Lëreni për të paktën 5 minuta.

4. Lani flokët tuaj normalisht.

3. Domate

Lëngu i  domates ndihmon në eleminimin e aromave të këqija nga flokët e kjo falë aciditetit në ndihmon në balancimin e nivelit të pH në flokët tuaj.

Si ta përdorni:

1. Lagni flokët me lëngun e domates dhe mbështillini me një qese plasmas për 15 minuta. Lajini flokët normalisht dhe përsëriteni këtë procedurë dy herë në javë për të parë rezultate më të shpejta.

SHËNIM: Këto ishin disa metoda që funksionojë nëse problemi i erës së keqe të flokëve lidhet me problemin e skalpit të kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat