4 aromat që do t’ju bëjnë më produktivë

Life style

4 aromat që do t’ju bëjnë më produktivë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Ju keni provuar gjithçka: dietë, ushtrime fizike, pije, ujë dhe joga. Por produktiviteti duket se është në një ngërç. Çfarë ndodh kur mendoni se keni provuar gjithçka dhe sërish diçka nuk shkon? Ekziston një zgjidhje e thjeshtë që ndoshta mund të jetë me rëndësi – problemi është te hunda.

Është fakt - zyra juaj e papastër po ju pengon të punoni në mënyrë produktive. Arti i aromaterapisë në fakt konsiderohet si një pseudoshkencë nga shumë njerëz, megjithatë disa erëra në të vërtetë janë të provuara shkencërisht që ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit, rrisin relaksimin dhe ndihmojnë në mirëqenie.

Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në SHBA e përcakton aromaterapinë si "përdorimin e vajrave esencialë nga bimët", të tilla si lule, barëra ose pemë, "si një terapi për të përmirësuar mirëqenien fizike, mendore dhe shpirtërore". Aromaterapia është zbatuar më shpesh përmes erërave dhe ka qenë e njohur për të ndihmuar sëmundjet fizike në provat e shumta klinike, veçanërisht te pacientët me kancer.

Në një artikull nga Hopkins, ekspertët sugjerojnë që mënyra më e mirë për të thithur erën e aromaterapisë është përmes gjërave si vajra trupi, vajra esencialë, shkopinj me aromë ose shpërndarës aromash.

4 aromat që ndikojnë te kreativiteti 

Rozmarinë

Livando

Limon

Nenexhik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat