Të gjitha hapat për të mbjellë domate të shijshme në vazo

Life style

Të gjitha hapat për të mbjellë domate të shijshme në vazo

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

‘Molla e dashurisë” ! Nuk është titulli i ndonjë romani, por emërtimi për një prej perimeve më të konsumuar në çdo kohë të vitit. Domatet e kanë origjinën prej Amerikës së Jugut, një zonë që sot gjindet mes Meksikës dhe Perusë, por shumë shpejt do të depërtonin edhe në vende të tjera.

Të pasura me antioksidantë, vitamina dhe përbërës me veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale, domatet forcojnë sistemin imunitar, mbrojnë shëndetin e zemrës dhe shikimin etj. Por vitet e fundit, nuk mund ta mohojmë që cilësia e tyre lë shumë për të dëshiruar dhe kjo është arsyeja që shumë njerëz zgjedhin t’i prodhojnë vetë. Në pamundësi për t’i mbjellë në kopësht ju mund t’i mblidhni në vazo dhe t’i shijoni në sallatëra, gjellë, salcë për makaronat, por pse jo edhe t’i përdorni si maskë për fytyrën..

Nuk keni nevojë të blini pafund rrënjë tek fshatarët apo tek farmacia bujqësore. Mjafton të ndiqni hapat tona:

1.Merrni një degë të çfarëdoshme të bimës së domates. Kujdes, nuk duhet të prisni kërcellin kryesor, por degëzimet e tij.

2. Pasi ta keni prerë, vendoseni në një vazo me ujë dhe lëreni në parvazin e dritares ku bie dielli për një javë me radhë.

3.Pasi të vini re që janë formuar rrënjët e para, është koha për ta mbjellë domaten në një vazo të madhe, duke shtuar dhè, pleh organik dhe ujë. Domatet tuaja do të rriten dhe shumë shpejt do t’i shijoni në recetat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat