Disa mënyra si të mbrojmë flokët nga dëmtimi i diellit

Life style

Disa mënyra si të mbrojmë flokët nga dëmtimi i diellit

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Me ardhjen e verës flokët tanë pësojnë një dëmtim tepër të madhe nga dielli. Dhe më pas kërkon një kohë të gjatë  për tu rikuperuar. Këtu do të gjeni disa këshilla të vlefshme për të mbrojtur flokët tuaj nga rrezet e dëmshme.

Kujdesi duhet të nisi nga skalpi dhe deri në fund. Nëse skalpi juaj është i pastër atëherë rritja e flokëve dhe ushqyerja do të jetë siç duhet.  Një skalp i shëndetshëm do të thotë  flok i shëndetshëm. 

- Mbështilleni një shall rreth flokëve, vishni një kapele me cepa të gjerë ose mbulohuni me një çadër.

- Dilni herët ose vonë gjatë ditës, ashtu si do të mbronit lëkurën tuaj.

- Nëse notoni në një pishine më sasi klori të madhe apo në ujëra të kripur vendosni një kapele noti ose vendosni flokët të kapura sa më lartë.

-Siç përdorni mbrojtës për lëkurën, bëni të njëjtën gjë për flokët tua. Rrezet e diellit do te thajnë çdo hidratim të flokut duke e lënë atë të pa jetë.

- Yndyra natyrale e flokëve tuaj është një mbrojtës i mirë. Që kështu evitoni larjen e flokëve shpesh herë.

-Vendosni maska një herë në javë për hidratim që floku juaj  mos të duket i pa jetë.

Nëse zbatoi këto këshilla të lehta do të shihni ndryshim në flokët tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat