5 arsye të rëndësishme se pse duhet të adoptoni një kafshë shtëpiake

Life style

5 arsye të rëndësishme se pse duhet të adoptoni një kafshë shtëpiake

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Nëse jeni duke menduar të merrni një kafshë shtëpiake, mace ose qen, duhet të merrni në konsideratë mundësinë e adoptimit, në vend që ta blini.

1. Shpëton një jetë.

Numri i kafshëve të keqtrajtuara mund të zvogëlohet në mënyrë dramatike nëse më shumë njerëz i adoptojnë në vend që t’i blejnë.

2. Janë të dashur.

Strehëzat e kafshëve dhe grupet e shpëtimit janë plot me kafshë shtëpiake të lumtura, të shëndetshme, vetëm duke pritur që dikush t’i marrë në shtëpi. Shumë prej tyre janë të trajnuar dhe janë mësuar të jetojnë me njerëz.

3. Kostoja.

Kostoja e adoptimit (ndonjëherë edhe falas) është shumë më pak sesa kur e blini në dyqanet e kafshëve.

4. Qëndrimi në shtëpi.

Shumë prej kafshëve shtëpiake nga strehimoret dhe qendrat e shpëtimit janë të mësuar me jetën në shtëpi.

5. Më shumë se kaq.

Strehimoret e mbingarkuara marrin shumë kafshë endacake, të abuzuara dhe të humbura çdo vit, dhe duke adoptuar një, ju po u bëni vend të tjerëve.

Seriozisht, çfarë mund të duhet më shumë se kaq?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat