Gjërat që njerëzit urrejnë më shumë nga trendet e Instagramit

Life style

Gjërat që njerëzit urrejnë më shumë nga trendet e Instagramit

Më: 10 maj 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Kohë pas kohe Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale krijojnë ato që quhen trende. Rregullat e pashkruara përfshi këtu konceptin e blogereve dhe gjithë botën online jo gjithmonë janë të pranueshme nga të gjithë. Për një pjesë njerëzish, ka gjëra kaq jo origjinale në rrjete sociale sa duhet t'i jepet fund. Për çfarë e kanë fjalën, e gjeni më poshtë.

1. "Kur filmojnë njerëzit nëpër rrugë për të parë reagimet e tyre."

2. "Nevoja për të postuar gjithçka ndodh në rrjete sociale. Do të doja t'i thoja gjithë familjarëve të mos postojnë çdo gjë ndodh në eventet e tyre familjare. Përshembull, postojnë në Facebook që janë fejuar para se t'jua thonë njerëzve të shtëpisë."

3. "Festat e gjinisë së bebeve. Më acarojnë."

4. "Fakti që trajtojnë opsionet dhe faktet si opinione."

5.  "Në përgjithësi më acaron fakti që njerëzve s'ju lejohet më të jenë privatë. Gjithçka të lidh me internetin."

6. "Njerëzit që filmojnë veten kur bëjnë akte bamirësie. Cili është këptimi? Pse duhet të postohet fytyra e njeriut në nevojë apo një endacaku? Me siguri ai nuk do të donte ta shihte veten në rrjete sociale, prandaj mjaft."

7. "Nuk do të doja të dëgjoja/shihja sa të pasur janë apo pretendojnë të jenë. Eshtë depresionuese edhe pse e di që duhet thjesht ta injoroj dhe fokusohem tek vetja ime."

8. "Më besdisin njerëzit që mendojnë se jeta që të quhet e jetuar duhet publikuar. Privatësia është një luks që po vdes. Njerëzit po jetojnë jetën online dhe të gjithë duan aprovime nga të tjerët për jetën që bëjnë."

9. "E drejta për të mos qenë i disponueshëm në çdo moment. Ti nuk përgjigjesh në sekondë dhe njerëzve iu fillon ankthi. Duhet të jetë siç ka qenë dikur. Ata të telefononin, ti s'ishe në shtëpi. Kur shihje mesazhin përgjigjeshe herën tjetër dhe kaq."

10. "Morali dhe kryengritja ndaj çdo fenomeni. Duhet të mendohesh për çdo koment sepse mund të të etiketojnë si seksit, maskilist, bullizues, racist, etj."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat