Shumë gra po kërkojnë ta mbajnë maskën, edhe nëse s’është më e detyrueshme, por pse?

Life style

Shumë gra po kërkojnë ta mbajnë maskën, edhe nëse s’është më e detyrueshme, por pse?

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Ndonëse në disa vende masat kufizuese po lehtësohen gradualisht dhe CDC thotë se njerëzit e vaksinuar mund të mos e mbajnë maskën në ambiente të hapura, një numër i konsiderueshëm grash thotë se për to, “maskat ofrojnë një shtresë mbrojtjeje në punë” dhe ndihmojnë për t’i bërë “të duken të padukshme në rrugë”.

Guardian foli me një numër njerëzish në Shtetet e Bashkuara, lidhur me çfarë mendojnë ato për mbajtjen e maskës. Becca Marshalla, një punonjëse librarie rreth 25 vjeç tha:

“Është një konsensus i jashtëzakonshëm midis kolegëve të mi që ne preferojmë që klientët të mos na e shohin fytyrën.”

Ajo vazhdoi:

“Shpesh kur një klient është duke u treguar i vrazhdë apo edhe racist, mua nuk më lejohet të shtrembëroj fytyrën apo të them diçka me mimikë. Kur kam maskën, të paktën nuk kam pse të buzëqesh për hir të konsumatorit apo të shqetësohem se dukem shumë serioze.”

Kolegë të Becca-s thonë se kanë patur klientë që u kanë kërkuar të buzëqeshin dhe në raste më të këqija, kanë kërcënuar se do të përpiqen t’i lëndojnë apo pushojnë nga puna.

Shumë gra, por edhe burra, treguan se ndihen më rehat nën një maskë, për një sërë arsyesh si çështje vetëbesimi, pasigurie apo thjesht sepse nuk duan të “performojnë” për njerëzit që do u ngulin sytë në rrugë.

Aimee, një skenariste 44-vjeçare tha:

“Është si të largosh gjithë vështrimet e etura të burrave. Ka shumë liri në marrjen e kësaj fuqie mbrapsht.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat