Kur ndalon së luftuari me botën, të gjitha gjërat kthehen tek ty!

Life style

Kur ndalon së luftuari me botën, të gjitha gjërat kthehen tek ty!

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:59
Ilustrim

Kur ndalon së grinduri me botën, të gjithë afrohen për të folur me ty për dashurinë. Kur pranon, transformohesh. Kur guxon të provosh të renë, kushtëzimi zhduket dhe bota të befason.

Kur bëhesh si uji, depërton në të gjitha poret e tokës.

Kur e lë të shkojë atë që nuk është për ty, kjo zbrazëti tërheq atë që të përket vërtet.

Kur humbet, e rigjen veten.

Kur vendos, ajo vendosmëri zbulon atë që je, dhe pëshpërit atë që do.

Kur qetëson mendjen, një univers i tërë shtrihet në këmbët e tua.

Kur nuk ngutesh, çdo gjë vjen më afër teje.

Kur ndaloni së kërkuari të kontrolloni, bota rehatohet vetë.

Kur pranon ndryshimet dhe pasiguritë, ndalon së vuajturi.

Kur bëhesh modest, bota të përket ty.

Kur gjen veten, ndalon kërkimin.

Kur përqafon dhimbjen tënde, e shndërron atë në një mik.

Kur bëhesh i ndërgjegjshëm, shfaqet në ty perëndesha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat