8 pikëpyetje që duhet të zgjidhni para se të pranoni një vend pune

Life style

8 pikëpyetje që duhet të zgjidhni para se të pranoni një vend pune

Më: 15 maj 2021 Në ora: 07:39
Ilustrim

Marrja e një oferte punë është një lajm i mirë që e marrin kandidatët në shumicën e kohës. Por shpesh mund të ndodhë që pas ndonjë oferte pune nuk është entuziazmi që duhet të ishte në kushte normale, sepse krijohet ndjesia sikur diçka nuk është duke shkuar mirë. Është e vështirë që të largohemi një mundësi punësimi, sepse në fund të fundit të gjithë kemi fatura për të paguar dhe duam të bëjmë ndryshime pozitive në jetë, por si t’i bëjmë ato ndryshime, kur mbase nuk pranojmë t’i bëjmë ato?

Arsyet për ta refuzuar ndonjë ofertë pune

Ka raste kur gjëja më e mirë që mund ta bëni për karrierën është që qëndroni i vendosur, e nëse keni dyshime për të pranuar ndonjë ofertë, pyeteni veten nëse qëndron ndonjëri nga faktorët!

Paga është nën normën e tregut

Përpara se të shkoni në zyrën e punëdhënësit është mirë që fillimisht ta dini se çfarë page është e përshtatshme për atë pozitë. Kjo do të thotë që duhet të bëni hulumtime të pagës gjatë kohës në platforma që e tregojnë këtë kështu që do ta dini sesa mund të kërkoni ose të pranoni për atë punë që do ta bëni.

Nuk keni mundësi për ngritje

Një nga pyetjet që duhet ta bëni gjatë procesit të intervistimit është “Sa janë mundësitë që të avancohem në këtë kompani?” Nëse punëdhënësi nuk jep përgjigje për këtë atëherë a do t’ia vlejë të qëndroni në një vend, në të cilin nuk mund t’i arrini qëllimet?

Kultura e kompanisë është përshtatje e keqe

Kultura e kompanisë përfshinë gjithçka, që nga qëllimet organizative deri te strukturat menaxheriale të atij mjedisi. Jo çdo kulturë në secilën kompani mund të jetë përshtatje e mirë për ju. Për shembull, nëse jeni person introvert nuk do të ndiheni mirë në një vend të hapur, ku punonjësit ndajnë gjithçka bashkë.

Fleksibiliteti

Nëse jeni dikush i cili ka përgjegjësi të panumërta jashtë orarit të punës, atëherë nëse aplikoni në një kompani e cila nuk i toleron as edhe pesë minuta vonesë, mendojeni dy herë këtë. Në të kundërtën mundësia për t’u shndërruar në një vend toksik pune pas një afati të shkurtër kohor është shumë e madhe.

Nuk e pëlqeni shefin

Në biznes përdoret një shprehje: Punonjësit nuk i lënë kompanitë, i lënë menaxherët. Sepse arsyet më të shpeshta të largimit të punonjësve nga puna janë arsyet rreth shefit. Kur jeni duke menduar rreth një oferte pune, tregohuni të kujdesshëm për ta analizuar personin i cili do të jetë punëdhënësi juaj! Çfarë lloj ndjesia të krijoi, çfarë përshkruajnë si stil pune, apo cilat vlera ata i konsiderojnë, apo a do të keni vështirësi që të komunikoni me ta?

Udhëtimi punë –shtëpi dhe anasjelltas

Tregohuni të vëmendshëm për rrugën gjersa shkoni në intervistën e punës! A do ta përballoni atë rrugë në secilën ditë të vitit? A do të jetë e vështirë ajo për ju?

Keni marrë ofertë më të mirë

Njëra ndër arsyet që punonjësit i refuzojnë ofertat e punës është edhe gjetja e tjetrës më të mirë. Kur është një punë më e mirë? Sigurisht kur të gjitha vlerësimet e mësipërme ju çojnë te njëra ofertë.

Kujdes instinktet

Në fund besoni instiktive të brendshme! Mund të mos keni asnjë arsye të veçantë për të mos qenë pjesë e një vendi pune, por diçka po ju thotë që nuk duhet të bëheni pjesë e saj. Besoni në të! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat