Ekspertët zbulojnë se çfarë tregon për ju mënyra se si bëni “selfie”

Life style

Ekspertët zbulojnë se çfarë tregon për ju mënyra se si bëni “selfie”

Më: 15 maj 2021 Në ora: 13:38
Ilustrim

Me miliona selfie të postuara dhe të shpërndara nga shumë përdorues të rrjeteve sociale në çdo kohë, ne priremi të krijojmë një ide të përgjithshme të personaliteteve të njerëzve bazuar në fotot e tyre. Sipas një studimi nga Singapori, një “selfie” thotë shumë për ju.

“Bright Side” zbulon disa nga mesazhet” që të tjerët marrin kur shohin selfie-n tonë.

Dëshiron të duket i gjatë dhe më mashkullor

Këndet e kamerës janë gjithçka, veçanërisht kur bëhet fjalë për përshtypjet. Sipas një studimi, burrat më të gjatë perceptohen si më tërheqës dhe mashkullorë dhe kjo është arsyeja pse selfiet e tyre shpesh realizohen nga poshtë, pasi duket sikur shihen nga dikush që është më i shkurtër.

Ajo që është edhe më interesante është se ka më shumë të ngjarë që ne të gjejmë selfie “poshtë” nga burrat në Tinder sesa në Instagram. Duke marrë parasysh që Tinder është i përqendruar në takime romantike online, bëhet e qartë pse preferohet ky kënd i kamerës, kur përshtypja e fuqisë dhe dominimit është e dëshirueshme.

Dëshirojnë të tregojë anën e tyre tërheqëse

Shikoni selfiet tuaja dhe vini re nëse i realizoni nga e majta apo nga e djathta e fytyrës suaj. Shumica e tyre duan të tregojnë të majtën. Arsyeja është interesante: ana e majtë përcjell më mirë emocionet dhe perceptohet si më tërheqëse, sipas një studimi.

Dëshiron të ndihet e vogël dhe më femërore

Nëse jeni një grua që bëni foto nga lart, mund të jeni duke u përpjekur të shprehni feminitetin. Sipas një studimi, gratë bëjnë fotografi nga lart në mënyrë që t’i duken më të shkurtra shikuesit, e kundërta e burrave që shkrepin një fotografi nga poshtë. Me këtë lëvizje ato duan të tregojnë dhe që janë besnike dhe të bukura.

Dëshiron të duket autentike dhe spontane

Selfie shpesh tregojnë disponimin tonë dhe gjithashtu gjykimin e njerëzve të tjerë. Një studim arriti në përfundimin se nëse nuk po pozoni në mënyrë natyrale, si në jetën e përditshme, mund të perceptoheni si një person autentik.

Fytyra “e rosës” mund të tregojë që jeni në ankth

Një studim tregoi se pjesëmarrësit e një studimi perceptuan selfie nga përdoruesit që bënin një “fytyrë rose”, veçanërisht nëse ishin vetëm në foto. Sigurisht, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se kjo është gjithmonë e vërtetë.

Duket si dikush që është i ndërgjegjshëm

Ekspertët thonë se nëse bëni më pak selfie në lokacione private, si në shtëpi, dhe më shumë selfie në lokacione publike me informacione se ku jeni, mund të perceptoheni si dikush që është i ndërgjegjshëm. E njëjta gjë vlen nëse nuk jeni mësuar të përdorni Photoshop në fotot tuaja. Të jesh i ndërgjegjshëm do të thotë që të jesh i kujdesshëm, i qartë me sjelljen dhe komunikimin tënd dhe të jesh punëtor dhe i disiplinuar.

Duket bashkëpunuese dhe me besim

Nëse jeni mësuar të bëni fotografi nga poshtë, të bëni kontakt të drejtpërdrejtë me sy me kamerën dhe të tregoni emocione pozitive, një lajm i mirë! Shanset janë, ju po perceptoheni si dikush që është i pëlqyeshëm. Sipas  studiuesve, kjo do të thotë që ju mund të përcillni emocione pozitive,  që jeni bashkëpunues, besues dhe të shoqërueshëm.

Duket mendjehapur dhe si një person që ndërmerr rreziqe

Kur bëni një selfie duke buzëqeshur me dhëmbët jashtë, sipas gjykimit të njerëzve të tjerë, mund të konsideroheni si një person i hapur. Një person i hapur perceptohet si krijues dhe si një ndërmarrës i rreziqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat