5 ‘hile’ të vogla që nuk i kemi vënë re te menutë

Life style

5 ‘hile’ të vogla që nuk i kemi vënë re te menutë

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Me shumë mundësi, një pjesë e mirë e menuve që keni lexuar nëpër bare apo restorante, nuk janë krejt rastësore. Duke filluar nga madhësia e deri te fotot në menu, këto 5 detaje ndikojnë te zgjedhjet tona.

1 – Madhësia dhe pesha e menusë

Një studim thotë se përshtypja për ushqimin fillon në momentin që mbajmë menunë në duar. Menutë më të rënda lënë një përshtypje më të mirë, duke na bërë të besojmë se shërbimi në restorant do të jetë në nivelin më të lartë.

2 – Emri

Emri mund ta bëjë një pjatë të caktuar deri në 23% më të popullarizuar. Kërkimet treguan se emrat me nota emocionuese rritën numrin e njerëzve që zgjodhën një ushqim të caktuar. Një mënyrë tjetër që restorantet përdorin për t'ju bërë të zgjidhni ushqime të caktuara është duke u dhënë atyre etiketa nostalgjike si "të bëra me dorë", ose "receta e gjyshes", që ju japin emocione pozitive.

3 – Shkronjat

Në varësi të shkronjave të përdorura, menuja mund të përcjellë emocione të ndryshme. Kur stili i shkrimit është i veçantë, ka gjasa që njerëzit të mendojnë më pozitivisht për ushqimin. Për shembull, fonti me shkronja të pjerrëta është më i këndshëm.

4 – Ngjyrat

Ngjyrat që shihni në menu gjithashtu kanë një ndikim të madh. Një kafene do t'ju ofrojë një menu portokalli ose kafe. Por vendet që duan të nxjerrin në pah freskinë e ushqimit, u japin vizitorëve menu të gjelbër.

5 – Fotot

Fotot e ushqimeve janë të rëndësishme, mirëpo një specialist i hartimit të menusë thotë se shumë foto mund të na bëjnë të besojmë se restoranti nuk është i ndonjë niveli të lartë. Shpenzimet kanë gjasa të rriten me 30% kur shohim vetëm një fotografi për faqe. Shpesh, restorantet e shtrenjta preferojnë ta lënë ushqimi në imagjinatën e vizitorit duke mos e prezantuar në menu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat