Një mënyrë për të “zgjuar” mendjen tuaj pa kafe

Life style

Një mënyrë për të “zgjuar” mendjen tuaj pa kafe

Më: 17 maj 2021 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Një shëtitje e shkurtër deri në 20 minuta mund të rrisë produktivitetin në punë ashtu si një filxhan kafeje, sipas një studimi të fundit. Në fakt, është treguar se stërvitja gjithashtu mund të zvogëlojë efektet negative të mungesës së kafeinës, të tilla si dhimbje koke dhe lodhje.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se kafeina dhe ushtrimet fizike përmirësojnë aspekte të caktuara të funksionit njohës, siç janë vëmendja dhe vigjilenca.

Ekspertët në këtë studim, shqyrtuan ushtrimet afatshkurtra, domethënë ecjen për 20 minuta, kundër një doze kafeine për përmirësimin e kujtesës.

Shkencëtarët pranojnë që ulja e konsumit të kafeinës, pavarësisht nëse është një rekomandim mjekësor apo jo, nuk është një detyrë e thjeshtë, por argumentojnë se ushtrimet mund të ndihmojnë. “Tek njerëzit që përjetojnë mungesë, një shëtitje e shkurtër, por intensive mund të zvogëlojë disa nga simptomat e kafeinës“, thonë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat