Burrat ndoshta nuk i dinë këto gjëra rreth gjoksit

Life style

Burrat ndoshta nuk i dinë këto gjëra rreth gjoksit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Ekziston diçka si orgazma e gjoksit

Duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por është e vërtetë. Stimulimi i thithkës aktivizon atë pjesë të trurit përgjegjëse edhe për aktivitetin gjenital. Në një studim ku u përfshinë 213 gra, 29% e tyre pranuan se përjetojnë orgazmën e thithkës, thithka-gazm, quajeni si të doni.

Përmasat e gjoksit ndryshojnë

Mund ta merrni me mend kur do t’i vijnë periodat vetëm me një shikim. Sipas Institutit kombëtar të shëndetit, nivelet e hormoneve progesteron dhe prolaktin rriten rreth 2 javë para menstruacioneve. Kjo shkakton praninë e një sasie më të madh uji në gjoks dhe rritjen e indeve të gjirit dhe gjendrave të qumështit, e bashkë me to, edhe numrin e reçipetave. Por tregohuni të kujdesshëm: Nëse është në prag të periodave, stimulimi mund të jetë më i dhimbshëm dhe jo aq seksual për to.

Mos u fokusoni vetëm tek thithka

Me siguri do të përpiqeni të fokusoheni tek njohuria juaj e re, por mbani mend se e gjithë zona e gjoksit është e rëndësishme. Pjesa më e madhe e vajzave shijojnë kur i prekni të gjithë gjoksin, kur fokusoheni tek zona e errët rreth thithkës, dhe në fund fare thithkën.

Një gjoks mund të jetë më i madh

Mos përhapni panik nëse njëri gjoks është më i madh. Gjinjtë janë të pavarur. Tek 65% e vajzave me asimetri gjoksi, i majti dominon.

Ndihmoje atë duke luajtur doktorash

Nëse ndjen diçka të pazakontë nën këmishë, këshilloje të kërkojë ndihmë tek një profesionist për t’u siguruar se çdo gjë është brenda normales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat