Çfarë do të thotë kur shihni shpesh në ëndërr partnerin tuaj

Life style

Çfarë do të thotë kur shihni shpesh në ëndërr partnerin tuaj

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 07:38
Ilustrim

Sipas ekspertëve, ëndrrat që përjetojmë, në përgjithësi janë një vizion i asaj që vërtet po ndiejmë në atë periudhë, një lloj pamjeje e ndjenjave dhe mendimeve tona të fshehura. Ëndrrat me partnerin mund të jenë të shpeshta. Ata simbolizojnë jo vetëm mundësi pozitive por gjithashtu mund të tregojnë se mund të përballeni me vështirësi.

Kur shihni se jeni ndarë – Zakonisht ka një mesazh pozitiv prapa traumës që përjetoni në ëndërr. Fundi simbolizon një fillim të ri, faktin që jeni gati të hidhni hapin tjetër.

Sikur jeni shtatzënë – Foshnja simbolizon ide dhe projekte të reja në jetë. Roli i partnerit në ëndërr është t’ju ndihmojë të ndërtoni dhe kultivoni ato ide të reja.

Sikur ziheni – Nëse argumentoni në ëndërr kjo ndodh për shkak se e bëni këtë gjë në jetën reale. Ju e ndaloni veten të thoni atë që keni frikë se mund të irritojë partnerin. Shprehni atë që ndjeni.

Ju ka tradhtuar me një tjetër – Në përgjithësi ëndrra simbolizon pasiguritë që na ndjekin. Ndoshta një person i tretë tregon se ndiheni të lënë pas dore, të nënvlerësuar.

Ai dëshiron t’ju vrasë – Kjo ëndërr zakonisht, edhe kur personi që tenton t;ju bëjë keq nuk është partneri juaj, do të thotë se keni frikë nga diçka që po përpiqeni të shmangni në jetën reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat