Sa vëllezër e motra keni? Shikoni çfarë zbulon përgjigjja për shëndetin e zemrës suaj

Life style

Sa vëllezër e motra keni? Shikoni çfarë zbulon përgjigjja për shëndetin e zemrës suaj

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Keni një apo më shumë vëllezër e motra, apo jeni fëmijë i vetëm? Gjeni se çfarë tregon për shëndetin e zemrës numri i motrave dhe vëllezërve që keni.

Një studim i ri i botuara në revistën  Open BMJ, tregon se numri i vëllezërve dhe motrave ndikon në shëndetin e zemrës së një individi.

Hulumtuesit  studiuan të dhëna nga Regjistri Suedez i Multi-Generation për 1.36 milionë burra dhe 1.32 milionë gra të lindura midis viteve  1932 dhe 1960, si dhe të dhëna mbi sëmundjet fatale dhe jo-kardiovaskulare dhe koronare të zemrës.

Analiza treguan se fëmijët e parë (e mëdhenj) të familjes kishin  rrezik më të ulët për sëmundje koronare jo-fatale të zemrës dhe goditje të tilla si sulme në zemër dhe goditje në tru.

Por nga ana tjetër, si për djemtë ashtu edhe për vajzat rreziku i vdekjes ishte më i lartë për fëmijët e mëdhenj të familjes,  krahasuar me fëmijët e dytë të familjes.

Studiuesit shpjeguan se ky është vetëm një studim vëzhgimi që nuk çon në ndonjë shkak dhe se do të bëhen më shumë kërkime në të ardhmen, duke u përqëndruar në mekanizmat biologjikë ose socialë përgjegjës për korrelacionet e mësipërme,  që do të konfirmojnë dhe justifikojnë gjetjet e tyre.

Një mangësi  e studimit është mungesa e të dhënave për aspektet e jetës së përditshme, që ndikojnë në shëndet,  të tilla si dieta, indeksi i masës trupore dhe pirja e duhanit   dhe faktorë të tillë si sfondi socio-ekonomik, mbipesha, diabeti, ose sëmundja kronike e mushkërive obstruktive (COPD) , alkoolizmi dhe mosfunksionimi i mëlçisë. Për më tepër, gjetjet e hulumtuesve binin ndesh me kërkimet e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat