Lumturia varet nga ju. Mësoni ku të përqendroheni!

Life style

Lumturia varet nga ju. Mësoni ku të përqendroheni!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Lumturia është ajo tërësi ndjenjash e emocionesh të trupit dhe mendjes që krijojnë mirëqenie dhe gëzim në një çast pak a shumë të gjatë në jetën tonë. Aristoteli thoshte se “Lumturia varet nga vetja jonë” dhe besonte se lumturia ishte qëllimi përfundimtar i ekzistencës njerëzore. Ndërsa Niçja besonte se lumturia ishte e lidhur fort me aftësitë personale dhe nevojën për të jetuar jetën ashtu siç dëshironi.

Në këto përkufizime janë ndaluar së analizuari edhe neuroshkencëtarët, të cilët këshillojnë se lumturia në psikologji nis pikërisht nga të mësuarit e disa shprehive, që lidhen me aspektin pozitiv për jetën. Këto teknika do t’ju ndihmojnë të ndjeheni të lumtur dhe t’i gëzoheni çdo dite të re.

Mësoni të thoni “Faleminderit”!

Kur falënderojmë një person për diçka, përqendrohemi në aspektet pozitive të jetës. Kujtimet e këndshme shkaktojnë prodhimin e serotoninës në korteksin cingular anterior. Kjo teknikë shpesh përdoret për trajtimin e depresionit.

Zgjidhni problemet një e nga një

Truri ynë nuk ndalet kurrë së kërkuari zgjidhjen për çdo problem që na shqetëson. Kjo kërkon shumë energji, kështu që sa herë që truri lodhet dhe problemi mbetet i pazgjidhur, ndiejmë ankth dhe irritim. Nga ana tjetër, për çdo vendim të suksesshëm, truri ynë shpërblen veten me një dozë të transmetuesve neurorë, të cilët qetësojnë sistemin limbik dhe na ndihmojnë ta shohim edhe një herë botën në një dritë më të mirë.

Flisni për atë që ju shqetëson

Këshillohet që mos t’i mbani përbrenda problemet. Sa herë që flisni për to, truri juaj shkakton prodhimin e serotoninës dhe madje arrin të gjejë disa anë pozitive të situatës.

Mësoni!

Përvetësimi i njohurive të reja për trurin, do të thotë përshtatje e përhershme në një mjedis në ndryshim. Me anë të këtij procesi, truri ynë zhvillohet, duke shpërblyer përpjekjet e veta për të thithur dhe përpunuar informacion të freskët me dopaminë, hormonin e gëzimit.

Merruni me sporte

Sapo stresi mbaron, trupi juaj merr një shpërblim: një dozë endorfinash, të lëshuar nga gjëndra e hipofizës. Efekti është i ngjashëm me atë të opiumeve (p.sh., morfinë), të cilat zvogëlojnë dhimbjen dhe lartësojnë gjendjen shpirtërore. Ju nuk keni nevojë të merrni pjesë në maratona për të arritur këtë rezultat. Edhe një shëtitje e zakonshme mund të bëjë mrekulli.

Bëni gjumë të mirë

Ndërsa flemë në errësirë, trupi ynë sekreton hormonin melatonin. Ky hormon ngadalëson të gjitha proceset në trup, duke e ndihmuar atë të rikuperojë dhe të rrisë nivelin e serotoninës në hipotalamus. Nëse truri zbulon një ndryshim në ndriçim, ajo shkakton lëshimin e hormonit të stresit për të zgjuar shpejt trupin. Prandaj, është e rëndësishme që të flini 6-8 orë në ditë dhe vetëm në ambiente të errëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat