Memoria është si një minierë e pa zbuluar që na dikton

Life style

Memoria është si një minierë e pa zbuluar që na dikton

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Memoria është një “mik” apo “armik” që ne nuk e njohim dhe përfillim, por është ajo që dikton sjelljen në situata të “ndërmjetme”.

Është memoria jonë ku janë të regjistruara të gjitha ngjarjet e jetës tonë, që kanë krijuar proceset automatike që ne veprojmë në mënyrë të vetvetishme apo automatikusht (proceset automatike që organizohen në fëmijëri, frymëmarrja apo kontrolli i traktit gastrointestinal dhe më pas mënyra e të reaguarit), duke anashkaluar të menduarit.

Në memorie janë të regjistruara ato ndjenja dhe ngjarje që mbajmë mënd, por edhe ato që nuk i mbajmë mend.

Ato që i kemi jetuar dhe fantazuar, ato që kemi dëgjuar e lexuar. Memoria është si një minierë e pa zbuluar që për fat edhe na dikton pa e kuptuar. Memoria është një armë që na mbron ose na vret.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat