Përdori këto mënyra për të bërë t’i bërë lidhjet sa më pozitive gjatë takimeve

Life style

Përdori këto mënyra për të bërë t’i bërë lidhjet sa më pozitive gjatë takimeve

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 07:15
Ilustrim

Pavarësisht nëse jeni ekstrovert apo introvert, takimet luajnë rol kyç në krijim e lidhjeve të qëndrueshme. Edhe pse sasia e takimeve nuk e tregon domosdoshmërisht cilësinë e tyre, por sa më shumë praktikë aq më i madh është përmirësimi i komunikimit në këto takime.

Thirrjet telefonike, mesazhet dhe konferencat me video janë të gjitha të rëndësishme për t’i përmbushur detyrat në punë, por takimet personale mund t’ju lidhin më tej dhe t’i përmbushin qëllimet më shpejt. Pra, pavarësisht nëse takoheni personalisht në një panair pune, kafene apo zyrë, ka mënyra për t’i bërë kontaktet lidhje sa më pozitive.

Mos u përqendro te vetja

Në një botë të përqendruar në vetvete, është e lehtë ta shohësh çdo ndërveprim me të tjerët si mjet që ata t’i mbështesin qëllimet e tua personale. Ndonjëherë kjo shfaqet kur dalim për kafe para një takimi në të cilin madje vonohemi. Në këtë mënyrë bashkëpunëtorit tuaj ia bëni të qartë se koha e tij është më pak e vlefshme. Përqendrimi te vetja merr shumë forma. Para se të takoheni me dikë, merrni parasysh edhe nevojat e tjetrit dhe tentoni që ta shprehni atë!

Tregoni interes te të tjerët

Ndonjëherë kjo do të thotë që ta mbash telefonin larg vetes ose t’i keni të fikura njoftimet. Jini të vëmendshëm ndaj asaj se çfarë po thotë bashkëpunëtori juaj! Bëni pyetje dhe kushtoni vëmendje përgjigjeve! Kur jeni te interesuar te dikush apo në një çështje kjo shihet nga përgjigjet tuaja.

Ofroni ndihmë

Nëse bashkëpunëtori juaj duket i mbingarkuar ose edhe nëse jeni në takim me ndonjë intervistues dhe pyet për ndonjë trend të fundit, ofrimi i ndihmës për të tjerët është një hap shumë i rëndësishëm për ta bërë tjetrin të ndihet rehat dhe i mbështetur. Madje edhe thjesht çështjet praktike janë ndihmë gjatë takime si: rregullimi i ndriçimit ose temperaturës, shpërndarja e kopjeve etj. Kjo mbështetje sado e vogël të duket krijon lidhje të fuqishme dhe pozitive me bashkëbiseduesin.

Dëgjo

Edhe pse ndonjëherë lodhja e ngadalëson aftësinë tonë të të menduarit, është e rëndësishme që të sigurohemi që në të vërtetë po dëgjojmë atë që thotë personi tjetër në dhomë. Pra përqendrohuni më pak në dukjen tuaj dhe në atë që do të thoni më tutje e më shumë në atë që po thuhet aktualisht! Askush nuk e pëlqen të injorohet dhe, kujdes se mos buzëqeshni gjersa po bëni ndonjë marrëveshje, për shkak se nuk jeni të vëmendshëm! Kjo është mënyra më e thjeshta për ta vrarë lidhjen, sepse komunikimi i vërtetë përfshin të dëgjuarit.

Mos i harroni mimikat

Përfitimi kryesor i një takimi personal kundrejt atij virtual është përdorimi i komunikimit jo verbal. Por, ndonjëherë lëvizjet tona mund të punojnë kundër nesh. Krahët e kryqëzuar ose shprehja e përqendruar e fytyrës mund t’i bëjë të tjerët të mendojnë që jeni mërzitur ose irrituar. Kontakti me sy, shprehjet e fytyrës, gjestet e duarve, sjellja dhe toni i zërit të gjitha i thonë diçka personit tjetër. Gjithçka është në gjendje për interpretim, prandaj sigurohuni që komunikimi juaj verbal dhe jo verbal të rreshtohet me të njëjtin mesazh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat