Ja si mund të rregulloni këtë gabim nëse keni prerë balluke në fillimin e verës

Life style

Ja si mund të rregulloni këtë gabim nëse keni prerë balluke në fillimin e verës

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Prerja e ballukeve në mesin e vapës nuk është një zgjedhje e mirë pasi djersitja bëhet më e madhe dhe modeli i flokëve është e pamundur të duket bukur

Për ju që dashur pa dashur keni bërë këtë “gabim” ka disa zgjidhje:

Krihni si duhet

Që balluket mos të bëhen me fije dhe me djersë, duhet të prekin sa më pak ballin. Thaji me një furçë të rrumbullakët, duke i ngritur lehtësisht që nga rrënjët, larg ballit.

Kujdes me kremin

Çdo pikë lagështie e ballit do merret nga balluket, kështu që mos përdor krem sipër vetullave.

Nëse ke fytyrë të yndyrshme ose një ditë aktive gjatë së cilës nuk mund të shmangësh djersitjen, mbaj disa peceta thithëse në çantë dhe një shampon të thatë për një rifreskim të flokëve.

Kaloji anash

Nëse ke nga ato balluket e shkurtra rock, tani mund t’i lësh të rriten pak që të mund t’i krehësh anash gjatë verës. Balluket e gjata, të krehura anash, janë perfekte për muajt e ngrohtë.

Gjithashtu, mund të bëhesh retro-bohemian-e me një balluke të ndarë në mes si Alexa Chung, shkruan Living.

Kur asgjë nuk funksionon, merr ca pushime nga balluket

Për ato ditë kur balluket thjesht nuk e përballojnë vapën me asnjë metodë, kapi lart me një shall ose bandanë për kokën, shumë në modë edhe këtë sezon, ose karfica të vogla, duke u dhënë pak volum nga sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat