Çfarë mund të zbulosh për të, vetëm nga një puthje?

Life style

Çfarë mund të zbulosh për të, vetëm nga një puthje?

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Një puthje mund të tregojë shumë më tepër nga sa mendojmë dhe ndjejmë ne. E dini se përmes saj mund të njihni shumë më mirë personin tuaj? Janë disa pika të karakterit të tij, që mund t'i analizosh vetëm me një të puthur gjithë pasion!

Përmes saj do të mund të kuptosh nëse ai:

~ Do merresh vesh me të në vazhdim ~

Nuk e merrni dot me mend forcën dhe të fshehtat që zbardh një puthje. Momenti magjik i bashkimit të buzëve ia del të nxjerrë zbuluar çdo karakter të mundshëm. Nëse ty nuk të pëlqen të të puthin egërsisht dhe me gjuhë, personi në fjalë arrin ta kuptojë shumë lehtë përmes sinjaleve që trupi yt lëshon. Mbetet në dorën e tij se si do të veprojë...

~ E mban ose jo veten ~

Vër re nëse fryma i mban era mente apo ka hedhur parfum. Detajet bëjnë diferencën.

~ Të vlerëson? ~

Fill pas puthjes lexoni mimikën e tij. Është i lumtur, po buzëqesh, i shndërrijnë sytë?

~ Ka vërtet kimi mes jush? ~

Ndonjëherë gjërat janë më të thjeshta seç duken. Putheni dhe kuptoni nëse dëshironi që ky moment të zgjasë përgjithmonë.

~ Është njeri me vetëbesim? ~

Zbulo më shumë rreth karakterit të tij falë një puthjeje të vetme. Një njeri që di ç’bën dhe beson që e bën mirë, e transmeton me të parën herë.

~ Po në shtrat, si do jetë? ~

Kushtojuni rëndësi jo vetëm buzëve të tij, por gjithë gjuhës së trupit. Si ju prek, ku ju prek apo cilëve pjesë u kushton më shumë rëndësi gjatë puthjes...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat