Si do të ndikojë sezoni i Gaforres te shenjat e horoskopit

Life style

Si do të ndikojë sezoni i Gaforres te shenjat e horoskopit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Jemi zyrtarisht në sezonin e Gaforres. Gjatë gjithë këtij sezoni, pa marrë parasysh se çfarë shenje jeni, do të merrni nga energjia e Gaforres dhe do të ndiheni më të lidhur me të dashurit e zemrës, shtëpinë, familjen dhe mirëqenien tuaj emocionale.

Energjia e Gaforres mund të ndihet si një kalim nga natyra e ndryshueshme dhe energjike e Binjakëve në një zhvendosje me ritëm më të ngadaltë që ju lejon të shijoni ditët e verës.

Sezoni i Gaforres është një periudhë për ribashkimin me familjen, duke kaluar një fundjavë dembele në plazhin e preferuar. Mirëpo teksa Dielli lëviz nëpër Gaforre çdo vit, Hëna dhe planetët e tjerë lëvizin me ritme dhe modele të ndryshme, kështu që e përjetoni këtë periudhë në mënyrë të veçantë çdo vit.

Shenjat e ujit, Gaforret, Akrepi dhe Peshqit, do të përfitojnë më shumë nga energjia e Gaforreve. Është koha që të merrni një pauzë dhe të mos shqetësoheni për të ardhmen. Pushoni dhe reflektoni për të shkuarën.

Sezoni i Gaforres ju bën të dëshironi të përjetoni momente pranë shtëpisë. Mund të takoni një mik i cili ju ka munguar.

Energjia e këtij sezoni mund t’ju bëjë që të largoheni nga “dramat” dhe të mos përballeni me to. Mirëpo luftoni që të dilni nga guaska dhe të jeni më të hapur me të tjerët. Ky është moment i mrekullueshëm për të ndërtuar marrëdhënie të thella dhe kuptimplota.

Në këtë periudhë, mësoni t’i jepni vetes leje për të ngadalësuar hapin. Vendosuni në kontakt me ndjenjat tuaja. Periudha e Binjakëve ka qenë stimuluese, por tani që hymë te Gaforrja, jepini kohë vetes që t’i përpunoni informacionet dhe përvojat e reja. Shijoni verën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat