Sekreti për të gjetur kostumin e duhur, rrobat e banjës që nuk dalin kurrë nga moda

Life style

Sekreti për të gjetur kostumin e duhur, rrobat e banjës që nuk dalin kurrë nga moda

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 20:07
Ilustrim

Asgjë nuk është më emocionuese për këto ditë të nxehta vere sesa një palë rroba banje dhe ditët në plazh. Pavarësisht se ku jetoni, vera është stina që lidhet me natyrën, detin, diellin e zjarrtë dhe një kohë e nevojshme në plazh. Sezoni i notit është zyrtarisht i hapur, por nëse ende po kërkoni një palë rroba banje, është koha për të mësuar 3 sekrete.

Oleema dhe Kalani Miller, bashkëthemeluese të linjës së veshjeve të rrobave të banjës “Mikoh”, dhanë disa këshilla për të zgjedhur rrobat e banjës që mund të na shkojnë me të vërtetë.  

Kështu, pyetjes se cili është stili i rrobave të banjës që nuk del kurrë nga moda, Oleema Miller iu përgjigj: "Një trekëndësh i thjeshtë i pjesës së sipërme dhe një mbulim modest në pjesën e poshtme do të jetë përfundimisht i pakohë".

Ky model trekëndëshi është klasik - rripat e përshtatshëm për t’u lidhur në disa mënyra bëjnë që ky kostum të jetë komod për çdo siluetë. Nëse po kërkoni një model bikini, kjo është prerja e një klasikeje që nuk del kurrë nga moda.

Cili është gabimi që bëjnë njerëzit më shpesh kur blejnë rrobat e banjës?

Kalani Miller: Prej një kohe të gjatë, njerëzit blejnë rroba banje me madhësi të ndryshme, ngaqë pjesën e poshtme e duan me mbulim të plotë. Por me kalimin e kohës ato zgjerohen dhe kështu bëhen të papërshtatshme. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni një kostum me madhësinë e duhur. Sigurohuni që të provoni disa masa derisa të gjeni të duhurën. Mos nguroni edhe të provoni stile të reja dhe ngjyra të guximshme. Është bukur të shprehësh veten edhe përmes rrobave të banjës.

Çfarë sugjeroni në përgjithësi për përshtatjen e rrobave të banjës?

Oleema Miller: Kur noton, siguria është kryesorja. Shprehja "si ndihesh është mënyra se si do të dukesh” është e vërtetë; duhet të tregoni, mbi të gjitha, siguri, forcë dhe vetëbesim.

Natyrisht, ndikon edhe drita, prekja dhe puthja e rrezeve të diellit, por po ashtu edhe një vizualizim i vendit ku po i tregoni rrobat e banjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat