A lidhet me të vërtetë papastërtita me veshjen e këpucëve?

Life style

A lidhet me të vërtetë papastërtita me veshjen e këpucëve?

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

A lidhet veshja e këpucëve brenda në të vërtetë me papastërtitë dhe mikrobet siç pretendojnë kaq shumë njerëz? A mund të transmetohen sëmundje si COVID-19? Dhe a ndikon në shëndetin tuaj?

Për fat të mirë, ka shumë persona që ishin kurioz. Rezulton se shkencëtarët kanë kryer disa studime gjatë viteve duke parë se sa mikrobe ka në këpucët tona dhe nëse ato paraqesin apo jo një rrezik të rëndësishëm për shëndetin nëse i veshim ato nëpër shtëpi çdo ditë.

Ka lajme të mira dhe lajme të këqija. Lajmi i keq është se ata kanë gjetur baktere fekale, E. coli dhe Staphylococcus aureus pothuajse në të gjitha këpucët. Një studim i vogël për transmetimin e COVID-19 gjithashtu gjeti elementë të coronavirusit në këpucë. Me fjalë të tjera, në këpucët tuaja ka vërtet gjëra të rrezikshme!

Lajmi më i mirë, sidoqoftë, është se të gjitha këto grimca gjenden në sasi kaq të vogla, saqë nuk ka shumë të ngjarë të ju bëjnë të sëmureni, veçanërisht nëse jeni përgjithësisht me shëndet të mirë. “Për një individ të shëndetshëm, bakteret në këpucë ka të ngjarë të paraqesin rrezik minimal”, tha Kevin Garey, një profesor në Universitetin e Kolegjit të Farmacisë në Hjuston, për LiveScience për hulumtimin e tij në këtë çështje.

Dy grupet e njerëzve që mund të kenë nevojë të marrin më shumë masa paraprake janë fëmijë të vegjël dhe njerëz që kanë imunitet të dobët. Edhe atëherë, thjesht pastrimi i shtëpisë tuaj rregullisht – fshirja e sipërfaqeve disa herë në javë dhe larja e tepihave, jastëkëve çdo disa javë – bën punë për t’i mbajtur këto grimca larg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat