Pse çiftet me diferencë të madhe në moshë kanë një marrëdhënie të shkëlqyer?

Life style

Pse çiftet me diferencë të madhe në moshë kanë një marrëdhënie të shkëlqyer?

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Në të gjithë botën, burrat mesatarisht janë më të mëdhenj në moshë se gratë e tyre. Por, sipas një studimi, këtu përfshihen edhe ata me një hendek të konsiderueshëm moshe.

Sipas “Bright Side”, psikologët kanë renditur disa arsye pse çiftet me diferencë të konsiderueshme në moshë kanë një marrëdhënie të suksesshme.

Nuk ka ndonjë problem të madh nëse një çift ka diferencë të madhe në moshë

Kur një çift i famshëm konfirmojnë lidhjen e tyre, por kanë një diferencë të madhe në moshë, publiku nis t’i paragjykojë. Kjo u provua nga një studim ku pjesëmarrësit analizuan çifte të ndryshme.

Kur gruaja është më e madhe në një marrëdhënie, ajo zakonisht merr më shumë kritika, por ndryshe ndodh kur burri është më i madh.

Marrëdhënie që i kënaqin njerëzit

Gjëja më e rëndësishme për t’u marrë parasysh këtu është nëse njerëzit marrin atë që duan nga marrëdhëniet në të cilat janë. Sipas këtij studimi, burrat dhe gratë janë më të kënaqur me partnerët e rinj, të paktën, në fillim të marrëdhënies së tyre. Gjithashtu, specialistët pohojnë se gratë që takohen posaçërisht me burra të rinj ndihen më të sigurta në vetvete dhe më aktive.

Si mund ta dalloni nëse do të funksionojë kjo lloj marrëdhënieje

Përgjigja e saktë këtu do të jetë se secili çift është unik dhe nuk ka asnjë të vërtetë universale. Sidoqoftë, ende zbatohen disa rregulla: partneri dhe ju duhet të keni interesa të përbashkëta dhe njerëz mbështetës përreth jush. Është interesant fakti që disa studiues mendojnë se nuk është mosha aktuale ajo që ka rëndësi, por përkundrazi mosha juaj e perceptuar, kështu që kjo  duhet të merret në konsideratë.

Çiftet e të njëjtit seks

Studimet sugjerojnë që në martesat homoseksuale, diferenca në moshë midis njerëzve është shpesh më e madhe në krahasim me ato heteroseksuale, edhe pse çiftet homoseksuale ndërmjet brezave përballen me më shumë kritika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat