Lëkura ‘luleshtrydhe’: Çfarë e shkakton dhe si ta trajtoni?

Life style

Lëkura ‘luleshtrydhe’: Çfarë e shkakton dhe si ta trajtoni?

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Nëse keni vënë re njolla të errëta te këmbët ose në pjesë të tjera të lëkurës, të cilat mund t’u ngjajnë pikave të vogla të zeza, mund të keni lëkurën “luleshtrydhe”. Termi vjen nga pamja me pika që i ngjan luleshtrydhes.

Çfarë e shkakton

1. Rruajtja: veçanërisht rruajtja e papërshtatshme me brisqe të vjetra ose pa krem.

2. Poret e bllokuara: lëkura përmban mijëra pore dhe ato mund të bllokohen me baktere, qeliza të vdekura dhe papastërti.

3. Folikuliti: ndodh kur gjëndra e qimeve inflamohet dhe ndonjëherë infektohet.

4. Keratosis pilaris: shfaqet në lëkurën e kofshëve dhe krahëve të sipërm.

5. Lëkura tepër e thatë: mund të shkaktojë ose përkeqësojë simptomat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat