Një pyetje për të gjitha biondet: Cili është gabimi që bëni gjithmonë me flokët?

Life style

Një pyetje për të gjitha biondet: Cili është gabimi që bëni gjithmonë me flokët?

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 13:26
Ilustrim

Të gjitha biondet e dinë mirë që duhet t'i trajtojnë me shumë kujdes flokët e tyre, qofshin ato natyrale apo edhe të lyer. Ndryshe nga të gjitha nuancat e tjera, flokët biondë janë delikatë dhe kërkojnë dozë të shtuar përkujdesjeje.

Një rregull i pashkruar, por shumë i rëndësishëm që duhet mbajtur gjithmonë parasysh ka të bëjë me produktet kozmetike që përdorni për flokët tuaj. Sipas specialistëve, ju duhet të përdorni produkte kozmetike që janë transparente ose që kanë zero gjurmë ngjyrash. "Ngjyruesit që përdoren për t'i dhënë produktit tonalitet ndonjëherë i ngjyrosin flokët biondë, veçanërisht nëse produktet kanë ngjyrë mjaft intensive",- thotë Jim Hammer, kimist kozmetik. Për biondet, kjo njollë do të jetë e dukshme në flokë, shumë më tepër se në flokë më të errët. Kjo do të thotë që produktet që kanë ngjyra të lehta, si e verdhë apo bronz, mund të ngatërrohen keq me flokët tuaj.

"Këshilla ime do të ishte përdorimi i vajrave që janë zhvilluar posaçërisht për flokë bionde natyrale ose të trajtuara me ngjyra",- thotë Ron Robinson, nga beautystat.com. Ajo rekomandon më parë testimin e produkteve në një bllok të vogël flokësh, për të parë reagimin e tyre.

"Në vend që t'i lani çdo ditë me shampo flokët, kalojeni këtë hap në dush dhe përdorni vetëm balsam që ka zink në përmbajtjen e tij. Ky element do t’ju ndihmojë në trajtimin e flokëve dhe do të zvogëlojë "shpëlarjen" e shpejtë të nuancës së flokëve, nëse ato janë bionde jonatyrale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat