Interpretimet e ndryshme për ëndrrat ku shihni sikur ju bien dhëmbët

Life style

Interpretimet e ndryshme për ëndrrat ku shihni sikur ju bien dhëmbët

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Ekspertët kanë debatuar për vite me radhë mbi arsyet se pse ëndërrojmë. Disa besojnë se ëndrrat janë thelbësore për të kuptuar nënvetëdijen tonë, ndërsa të tjerët mendojnë se ëndrrat “rrjedhin” vetëm nga procese natyrore biologjike. Sidoqoftë, të parit një lloj ëndrre shumë specifike mund të ketë kuptim, veçanërisht nëse përsëritet.

Një ëndërr e zakonshme për shumë njerëz është ajo kur shihni sikur ju bien dhëmbët. Kuptimi i ëndrrës është shumë subjektiv, mirëpo le të të shqyrtojmë interpretime dhe skenarë të ndryshëm për dhëmbët që bien në ëndërr.

1 – Humbje personale

Një nga interpretimet më të zakonshme për dhëmbët që bien në një ëndërr ka të bëjë me humbjen e thellë personale. Kjo mund të ketë lidhje me:
- vdekjen e një njeriu të dashur
- prishjen e një partneriteti/martese
- humbjen  e punës etj

2 – Feja

Përveç humbjes personale, feja mund të luajë një rol tjetër në shfaqjen e ëndrrave për dhëmbët që bien. Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë nëse po kaloni paranojë për besimet tuaja ose ndoshta jeni të shqetësuar për gjërat që mund të ndodhin në të ardhmen.

3 – Stresi

Stresi i pakontrolluar mund të shndërrohet në reagime fizike. Ëndrrat rreth rënies së dhëmbëve janë sigurisht një mundësi nëse jeni nën më shumë stres se normalisht.

4 – Ankthi

Ankthi mund të shkaktojë kërcitje të dhëmbëve gjatë natës, e cila është një nga shkaqet e ëndrrave me dhëmbë. Një mundësi tjetër është që ankthi mund t'ju bëjë të shqetësoheni se diçka nuk shkon mirë në një nivel ekstrem, prandaj dhëmbët bien.

5 – Ndryshime në proces

Si stresi ashtu edhe ankthi mund të ndërlidhen me ndryshimet e mëdha të ardhshme në jetë. Nëse keni një punë të re ose promovim të ardhshëm, ose jeni duke lëvizur në një qytet të ri ose duke u martuar etj., të gjithë këto skenarë mund të ndikojnë te nënvetëdija.

6 – Depresioni

Depresioni mund të lidhet me përjetimin e ndjenjave afatgjata të fajit ekstrem, të mungesës së shpresës dhe ndonjëherë të vetmisë. Kur keni një vetëvlerësim të ulët, mund të filloni të parashikoni gjëra të gabuara edhe për mirëqenien fizike.

7 – Xhelozia

Nëse jeni xheloz/e për partnerin/en, një mik apo një bashkëpunëtor, energjia negative e mbyllur mund të ndikojë te nënvetëdija teksa flini. Ndjenja të tilla mund të çojnë në ëndërrim “mashtrues”, siç janë ato që përfshijnë dhëmbët.

Arsye të tjera se pse mund të shihni në ëndërr sikur ju bien dhëmbët:
- thyerje të dhëmbëve në jetën reale
- dhëmbë të rinj
- shëndet i dobët personal

Ëndrra me dhëmbët që bien mund të jetë përvojë e frikshme, veçanërisht nëse e keni parë më shumë se një herë. Mund të qetësoheni sepse është një ëndërr shumë e zakonshme dhe zakonisht nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.

Sidoqoftë, nëse jeni duke u marrë me një gjendje të shëndetit mendor, është e rëndësishme t'i diskutoni këto me mjekun. Edhe pse nuk janë veçanërisht të rrezikshme, mund të ndiheni më mirë duke punuar me to dhe makthe të tjera të përsëritura me një profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat