Nëse doni që makeup-i të mos ju shkrihet ndiqni këto rregulla

Life style

Nëse doni që makeup-i të mos ju shkrihet ndiqni këto rregulla

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Vera është e bukur, por ka edhe anën e saj të shëmtuar. Kur është fjala për bukurinë, ditët e nxehta nënkuptojnë një gjë: Make up-i nuk qëndon gjatë. Gjatë kësaj periudhe, është e rëndësishme të ndryshoni rutinën tuaj të kujdesit në mënyrë që të evitoni grimin të mos “shkrihet”.

Djersa, e cila në mënyrë te paevitueshme mblidhet ne fytyrë, bën që të mos jetë i njëjtë sikur keni dalë nga shtëpia. Por ka disa zakone që duhet t’i ndiqni për ta shmangur këtë problem.

1.Aplikoni bazën e grimit. Përdorimi i një produkti të tillë stabilizon lëkurën, mbyll poret, rregullon vajin dhe në fund siguron një efekt mat.

2.Pasi të keni aplikuar kremin e diellit, aplikoni fondatinën. Zgjidhni një produkt me përbërje pa vaj dhe që të qëndrojë sa më gjatë.

3.Aplikoni sa më pak produkt dhe mos u përpiqni ta mbuloni plotësisht fytyrën.

4.Zgjidhni produkte të papërshkrueshme nga uji, pasi janë të domosdoshme në verë – duke filluar nga lapsi, produkti për vetulla apo korrektori.

5. Aplikoni fiksuesin e make up-it. Ky produkt stabilizon grimin dhe ky do të jetë hapi i fundit për ta bërë make up-in të qëndrojë sa më gjatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat