Ka disa lloje të vetmisë dhe të përcaktoni se cilën keni është çelësi për t’u ndjerë më mirë

Life style

Ka disa lloje të vetmisë dhe të përcaktoni se cilën keni është çelësi për t’u ndjerë më mirë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Fjala është vetëm një – vetmi – por format se si dhe pse përjetohet janë të ndryshme. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për një situatë të tillë është që të përcaktoni llojin e vetmisë që keni. Sipas E.B. Johnson, eksperte për marrëdhëniet toksike, këto janë 7 llojet e vetmisë:

1 – Shoqëria sipërfaqësore

Një nga llojet më të këqija të vetmisë. Në pamje të parë, jeni fizikisht në prani të dikujt ose të shumë njerëzve, por në pjesën e lidhjes, mirëkuptimit ose këndvështrimeve, jeni me kilometra larg.

2 – Një botë e re

Kjo vetmi nuk është domosdoshmërisht e keqe; është e përkohshme dhe pjesë e rritjes personale. Përjetohet zakonisht kur përballeni me një rutinë të re, në një territor të panjohur, si për shembull një punë e re.

3 – Lidhja me kafshët

Disa njerëz, përjetojnë një nevojë për t’u lidhur me botën e kafshëve, sidomos me kafshët shtëpiake, dhe hasin vështirësi për të ndërvepruar më pas me njerëzit që i rrethojnë.

4 – Jashtë kornizave

Kjo lloj vetmie është pak më e gjerë se shoqëria sipërfaqësore. Këta individë nuk përshtaten jo vetëm me njerëzit që shoqërohen, por me shoqërinë në tërësi. Nëse jeni ndjerë ndonjëherë sikur jeni “të çuditshëm”, sikur jeni “ndryshe” ose “të dëbuar”, mund ta keni përjetuar.

5 – Vetmia intime

Njerëzit janë krijesa shumë shoqërore dhe shumë prej nesh dëshirojnë marrëdhënie intime (që për nga natyra nuk janë romantike). Ne duam të rrethohemi nga njerëz që na duan pa kushte; njerëz që na ndihmojnë kur gjërat vështirësohen. Kur nuk e keni diçka të tillë, kjo mund të shkaktojë vetmi.

6 – Rritja dhe ndarja

Nëse vetmia “një botë e re” ndodh kur mjedisi juaj ndryshon, kjo vetmi ndodh kur ndryshoni ju. Mund të ndiheni të vetmuar kur ndaheni nga njerëzit që kanë qenë të rëndësishëm për ju. Shumë njerëz lëvizin në drejtime të ndryshme.

7 – Mungesa e romancës

Kjo është një nga llojet më të zakonshme të vetmisë – mungesa e marrëdhënieve romantike.

Pasi të keni përcaktuar shkakun e vetmisë saj, do ta keni shumë më të lehtë që të ndërmerrni hapa konkretë për të përmirësuar situatën, qoftë më shumë aktivitet në fundjavë, një llogari në Tinder, një udhëtim, anëtarësimi në një klub, aktivitete me njerëzit që ndiheni më shumë vetvetja etj.

Johnson sugjeron që të shfrytëzoni kohën për të investuar te vetja, të krijoni një plan se si të ndryshoni përditshmërinë, t’u thoni “jo” disa burimeve të negativitetit, të merreni me pasionet më të mëdha që keni dhe të jeni më të hapur për ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat