Gjërat që burrat duan që gratë t'i dinë sa më parë!

Life style

Gjërat që burrat duan që gratë t'i dinë sa më parë!

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Endrra e vajzave është të dine se çfarë bëhet brenda trurit të partnerit të tyre, sidomos kur ata po qëndrojnë në heshtje. Epo duke qenë se kjo ndoshta s'do të ndodhë kurrë, mund t'i mësoni në mënyra të tjera mendimet e djemve. Lista më poshtë është e mbushur me gjëra që ata do të donin që ju t'i dinit!

1. "Thjesht sepse nuk jam duke folur s'do të thotë se nuk po e shijoj kohën me ty."

2. "Të bësh të vështirën përherë nuk funksionon me të gjithë."

3.  "Nëse ti komplimenton një djalë se ashtu e ndjen mos u mërzit nëse ata nuk reagojnë në të njëjtën formë siç mund të reagonte një grua. Mund të dëgjosh vetëm një "faleminderit" të sikletshme dhe kaq."

4. "Duhet ta dini që ndonjëherë burrat duan vetëm pak kohë vetëm dhe kaq."

5. "Eshtë ok ta bëni ju lëvizjen e parë. Edhe djemtë mund të jenë të turpshëm. Eja më fol në vend që të më ngulësh sytë gjithë kohës."

6. "Ne na pëlqejnë dhuratat rastësore, përqafimet rastësore, sinjalet e papritura të rastësisë dhe përgatitja e një vakti të mirë."

7. "Kur ju themi se nuk dimë si të ndihemi rreth diçkaje është përgjithësisht e vërtetë dhe ne me sinqeritet nuk e kuptojmë sesi supozohet të ndihemi. Mua personalisht s'më lejohej t'i shprehja emocionet e mia gjatë rritjes dhe përfundova këtu. Sot nuk jam i aftë t'i kuptoj dhe t'i ndaj nga njëri-tjetra."

8. "Nëse s'do ta dëgjosh të vërtetën rreth diçkaje, atëherë mos më kërko të ta them. Sepse unë do të të them në çdo rast vetëm të vërtetën."

9. "Dëgjoj gjithë kohës fjalinë "pse je i ngrysur" nga e fejuara ime. Ndonjëherë thjesht dua të rri në qetësi."

10. "Gjithë fjalët e hidhura që ju thoni nuk zhduken me magji nga kujtesa jonë. Edhe ne kemi ndjenja."

11. "Flisni vetëm atëherë kur e dini që ajo çfarë do të thoni është më e mirë se heshtja.

12. "Na rrini larg gjatë netëve të verës. Ju duam ende, thjesht s'duam të përqafohemi se kemi vapë."

13. "Ne i mbajmë mend komplimentet për shumë gjatë...edhe pse s'duket."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat