Hiqni dorë nga e shkuara dhe lini gjërat të shkojnë

Life style

Hiqni dorë nga e shkuara dhe lini gjërat të shkojnë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Eshtë në natyrën e njeriut të luftojë për çfarë ka rëndësi për të. E shkuara ndodh të na ndjekë për shumë gjatë. Shumë prej nesh do të kishin dashur që ai njeriu që donin të mos i kishte lënë kurrë, apo në raste të tjera dashuria të mos kthehej në urrejtje dhe inat pafund. T'i lësh gjërat të shkojnë është zgjedhja më e mirë në disa raste. Atëherë kur s'bën dot asgjë tjetër. Të ngecësh tek inati dhe ngjarjet e vjetra, s'do t'ju lënë të bëni para prandaj përpiquni sa jeni në kohë të çlironi veten.

1.Prisni më të mirën

Kur mendoni të hidhni pas krahëve gjërat që duhet t'i lini të shkojnë, shihni drejt të ardhmes dhe prisni më të mirën. Nëse mendoni se do të dështoni, do të dështoni, kështu që manifestoni të kundërtën.

2. Lirohuni nga ndjesia e inatit dhe fajeve

Mendimet e tepërta na ngarkojnë më shumë me energji negative. Shpesh ne nuk ndihemi të çliruar nga e shkuara duke menduar për atë tipin që na lëndoi apo u soll në mënyrë ç'njerëzore me ne. Duke uruar që ai të ishte sjellë ndryshe njëherë e një kohë, nuk do të fitoni asgjë, kështu që harrojini këto ndjesi dhe mendoni ndryshe.

3. Praktikoni vetë-dhembshurinë

Duke bërë këtë, ndihmoni veten. Silluni mirë me veten, faleni për gjithë gabimet dhe pranoni nevojat aktuale.

4. Kërkoni për gjëra të mira

Sa herë ndiheni të ngecur në frikë, kërkoni për dritën, por fillojeni duke ndryshuar mendjen tuaj. 

5. Konsideroni mbajtjen e një ditari

Nuk është e thënë të fshini nga mendja çfarë ka ndodhur në të shkuarën dhe s'ju pëlqen. Shkruani gjithçka në një letër dhe hiqeni nga truri juaj. Eshtë gjithmonë një çast në të cilin ke nevojë të kthehesh pas në kohë dhe të shohësh si je ndjerë apo për çfarë ke patur nevojë. Duke i shkruar do të çliroheni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat