Përdorni vitaminë C dhe nuk po shihni efekte në lëkurë? Ja disa arsye pse

Life style

Përdorni vitaminë C dhe nuk po shihni efekte në lëkurë? Ja disa arsye pse

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Vitamina C – një nga produktet më të lakmuar për kujdesin e lëkurës – trajton mungesën e shkëlqimit, njollat e errëta dhe elasticitetin e lëkurës.

Mund ta kuptoni që nuk po funksionon për ju nëse keni të kundërtën e përfitimeve të vendosjes së vitaminës C, ose nuk vini re asnjë ndryshim pas shumë kohësh përdorim.

Disa nga arsyet e mundshme se pse një produkt nuk po funksionon, janë:
- ka skaduar
- është i vendosur në një vend me diell ose të lagësht
- nuk ka mjaft përbërës aktivë
- është cilësi e dobët

Por, nëse jeni të sigurt që nuk është asnjë prej alternativave të mësipërme, ka të ngjarë që produkti që keni zgjedhur të mos jetë i përshtatshëm për lëkurën tuaj. Ekzistojnë disa marka të vitaminës C dhe forma të ndryshme të saj.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, shmangni produktet me vitaminë C me acid L-askorbik pasi mund të shkaktojë irritim. Në vend të kësaj, përdorni fosfat aksorbil të magnezit, një derivat i tretshëm në ujë i vitaminës C, i cili është më i butë në lëkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat