Çfarë duhet të konsumoni për t'u mos dehidratuar në ditë kaq të nxehta

Life style

Çfarë duhet të konsumoni për t'u mos dehidratuar në ditë kaq të nxehta

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

1. Pini ujë kokosi

Kur keni tmerrësisht shumë vapë dhe e ndjeni që trupi juaj po dehidratohet pini ujë kokosi. Eshtë perfekt kur trupit i duhet ujë, i pasur me elektrolite dhe disa karbohidrate. Në studimet e kryera ka rezultuar se uji i kokosit zëvendëson gjithë lëngjet e humbura gjatë aktiviteteve fizike, prandaj është pije shumë efiçente edhe për sportistët.

2. Supë me lëng mishi

Kombinimi më i mirë për t'u dehidratuar. Për më tepër, lëngu i kockave i gatuar në supë është i pasur me proteina që ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit. Mos harroni t'i shtoni edhe perime kur i gatuani!

3. Shalqini, pjepri, etj

Frutat që kanë në përmbajtjen e tyre shumë ujë janë një opsion i mirë për të qëndruar të hidratuar. Duhet të jenë zgjedhja juaj e parë sa herë keni etje apo doni të konsumoni diçka!

4.Gazpacho

Supa e ftohtë, e famshme në Spanjë dhye Portugali preferohet kryesisht gjatë muajve të verës. Përbërësi i tij kryesor (domatja) është një prej ushqimeve më hidratuese, prandaj mësoni receten dhe mos e ndani më, sidomos gjatë këtyre ditëve.

5. Qumështi

Besojeni ose jo, qumështi është i pasur në ujë dhe ka elektrolitë të nevojshme për organizmin. Super zgjedhje për të qëndruar të hidratuar ose nëse po përballeni me mungesë të oreksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat