Nuk mund të jemi gjithmonë të njëjtët njerëz!

Life style

Nuk mund të jemi gjithmonë të njëjtët njerëz!

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

A ndryshon njeriu? Kjo dilemë do të na shoqërojë gjithmonë, por duhet ta dini se po, nuk jemi të njëjtët! 

Është normale që ju nuk e mbani mend veten tuaj si foshnje dhe pavarësisht kësaj besoni se uni juaj i atëhershëm ishte thelbësisht i njëjtë me atë që është sot. Budistët mendojnë që ky është vetëm një iluzion, një filozofi që është përgënjeshtuar edhe nga hulumtimet shkencore.

Budistët thonë që asgjë nuk është konstante, gjithçka ndryshon me kalimin e kohës dhe ndërgjegjja është si një lumë që rrjedh duke ndryshuar. Edhe nga perspektiva shkencore, truri dhe trupi i njeriut janë vazhdimisht në ndryshim. Nuk ka asgjë që përputhet me kuptimin e një uni që nuk ndryshon.

Ka prova shkencore se vetë evoluimi i trurit nuk është kurrë konstant në asnjë zonë, por shtrihet në një gamë të gjerë dhe të luhatshme të proceseve nervore që s’mund të jenë specifike.

Disa shkencëtarë besojnë se zonat njohëse të trurit nuk janë fikse, por ato mund të trajnohen përmes meditimit. Budizmi gjithashtu mund të ketë mbështetjen shkencore në idenë se vetëdija mund të bjerë në një gjumë të thellë.

Studime të tjera kanë arritur në përfundimin se meditimi mund të ndikojë në ndryshimet e modelit të trurit. Gjetjet thonë se mund të arrihet kapaciteti që informacioni procesues të ruhet në një nivel të vetëdijes, madje edhe në rastet kur funksioni njohës është dëmtuar në masë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat