Gjërat që duhet të keni parasysh para çdo takimi të parë

Life style

Gjërat që duhet të keni parasysh para çdo takimi të parë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Më në fund ja dolët! Fiksimi ju ftoi për të dalë dhe tani jeni gati për një faqe të re të njohjes suaj. Sigurisht, takimet e reja shoqërohen me nervozizëm. Si do të eci mbrëmja? Çdo gjë varet nga qëndrimi i secilit: gjëja e rëndësishme është të mos jesh i ndrojtur dhe të jesh spontan! Shijojeni takimin, duke kujtuar gjithmonë këshillat më poshtë.

1. Nuk është e nevojshme të bësh domosdoshmërisht përshtypje

Le të zgjedhim për takimin tonë një vend, një veshje që janë të njohura për ne. Që tjetri të na pëlqej dhe t'i fitojmë zemrën duhet të jemi vetvetja dhe autentik: ankthi i të bërit përshtypje medoemos do të na bëj të ndjehemi të shtirur, vulnerabël dhe të jemi gjatë gjithë kohës në tension. Është më mirë të frekuentosh vende interesante, ose të vishesh me pak më shumë kujdes, por pa pritur që ky takim të jetë një takim madhështor: kjo gjë të stërvit për "rolin".

2. Kjo nuk është një lojë e tipit "të gjitha ose asgjë"

Suksesi i takimit është i rëndësishëm, por jo thelbësor: nëse diçka shkon keq, nuk është një katastrofë dhe nuk është shenjë se gjithçka është e humbur. Le të ndjehemi të lirë ndoshta edhe për të bërë gabime, po vëmë veten në lojë dhe është normale të mos jesh perfekt!

3. Le të krijojmë një ide se si është personi që do takojmë 

Le të stërvitemi vazhdimisht "për të vënë veshin", tek frekuenca emocionale e bashkëbiseduesve tanë: për shembull, le të mësojmë të kuptojmë nga sjellja e tyre reagimet emocionale të situatave, pasi do të tregojnë drejtimin dhe tonin që duhet mbajtur.

4. Nuk duhet planifikuar

Realiteti nuk është tamam ashtu siç mund ta kemi imagjinuar dhe një përpjekje e tepruar për të planifikuar çdo gjë, të jep  përshtypjen sikur nuk i ke gjërat nën kontroll, duke na vënë kot në ankth. Kjo gjë gjeneron vetëm ankthin për ndjenjën që nuk i kemi gjërat nën kontroll. Mos harroni, që gjërat e pa planifikuara janë gjithnjë (ose pothuajse) të menaxhueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat