Pyetjet që mund t’i bëni fëmijës tuaj

Life style

Pyetjet që mund t’i bëni fëmijës tuaj

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Mund të zbuloni shumë më tepër nga ç'mund ta kishit imagjinuar!

1. Çfarë hëngre për drekë?

2. A luajtët ndonjë lojë sot?

3.  Cila ishte gjëja më e këndshme që bëre sot?

4. A bëri dikush ndonjë sjellje shumë të veçantë me ty sot? Nëse po, ma trego pak.

5. Kush të bëri për të qeshur sot?

6. A mësove ndonjë fakt të ri sot? Ma trego! 

7. Kush kishte drekën më të mirë sot dhe çfarë ishte ajo.

8. A të sfidoi ndokush sot?

9. Nga 1 tek 10 si do ta rendisje ditën tënde? Pse?

10. Nëse 1 nga shokët e tu të klasës do të ishte mësuesi juaj për 1 ditë, kush do të ishte? Pse pikërisht ai?

11. Nëse ti do kishe shans të ishe mësuesi nesër, çfarë do t'i mësoje të tjerëve?

12. A të mërziti dikush sot?

13. Ke ndonjë në klasë që do ta bësh shokë, por s'e ke bërë akoma? 

14. Cili është rregulli më i rëndësishëm që të ka dhënë mësuesja?

15.  A të kujton mësuesja jote dikë tjetër? Kë dhe si?

16. Më thuaj diçka që mësove për ndonjë nga shokët e tu sot.

17. Çfarë ishte një gjë që ti e bëre sot dhe të ndihmoi?

18. Për çfarë u ndjeve krenar sot?

19. Ka ndonjë rregull që të duket shumë i vështirë për t'u ndjekur?

20. Çfarë është një gjë që do ta mësosh me çdo kusht para se shkolla të mbarojë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat