Njerëzit tregojnë gjërat më të quditshme që zbuluan për partnerët e tyre

Life style

Njerëzit tregojnë gjërat më të quditshme që zbuluan për partnerët e tyre

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Pas disa pyetjeve që janë bërë për disa njerëz, ka diçka qesharake apo të çuditshme që zbuluan për partnerët e tyre, vetëm pasi u martuan dhe filluan të jetonin bashkë dhe përgjigjet janë epike:

1. Mësova se bashkëshorti im fle me duart posht mbathjeve. I mban fort sikur do të ikin ose dikush do t’ia kapë natën…

2. Burri im ecën në gjumë. Nuk bën asgjë të rrezikshme, por shpesh urinon në tasin e ujit të qenit.

3. Mësova se ai gërrhet edhe kur nuk është në gjumë. Thjesht po sheh një film, është i relaksuar  dhe gërrhet.

4. Gruaja ime bën zhurma seksi kur fle. Nuk i tregova gjë për këtë derisa ajo shkoi në një udhëtim në fundjavë me shoqet dhe ato i treguan.

5. Kur filluam të jetonim së bashku, mësova se burri im ulet për të urinuar. Mendova se ishte e çuditshme, derisa ai më rikujtoi se ka katër motra. Them se jam me fat.

6. Mësova se burri im ha drithërat e tij vetëm nga gota – ai refuzon t’i hajë nga një tas. Supë, sallatë, çfarëdo tjetër, është mirë në një tas. Por drithërat? Jo.

7. Bashkëshorti im ndez dushin, sa herë që bën nevojën.

8. Ai ha të gjithë mollën: bërthamën, kërcellin, fara, gjithçka!

9. Përplas këmbën gjatë gjithë kohës. Kur është ulur, shtrirë, madje dhe në gjumë. Tani të njëjtën gjë bëjnë dhe fëmijët tanë.

10. Mësova se i fejuari im vrapon në gjumë. Bën sprint.

11. Gruas sime i pëlqen të urinojë në dush, kur jam në dush me të.

12. Burri im do të flejë në shtrat me rroba dhe nuk e kam fjalën për pizhama, por për xhinse, këmishë, madje dhe këpucë ndonjëherë.

13. Mora vesh se gruaja ime ka frikë nga errësira. Natën duhet të ketë patjetër një dritë dhe nëse një korridor është shumë i errët, duhet ta shoqëroj unë.

14. Ai fle me tapa veshësh sepse mendon se nëse s’e bën këtë do t’i rrjedhë dyll.

15. Burri im flet një si gjuhë të huaj në gjumë.

16. Ai flet shumë me veten: në dush, në makinë. Është i qetë vetëm kur është në gjumë.

17. Burri im fle me njërin krah drejt në ajër.

18. Ai ruan foto nga Facebook, pastaj i bën screenshot dhe fshin origjinalin. E kuptova këtë pas 8 vitesh martesë.

19. Bashkëshorti im fle me kokëposhtë. Aty ku ju vini zakonisht këmbët, ai vë kokën.

20. Asaj i pëlqen të ecë në shtëpi vetëm me një çorape veshur.

21. Nuk e dija deri kur u martuam, se ai i pret thonjtë me gërshërë.

22. Sheh makthe natën dhe bërtet me sa ka në zë. Ndonjëherë i fërkoj butësisht shpinën derisa qetësohet.

23. Më acarojnë këpucët e saj. Janë kudo: në sallon, në banjë, në banjën tjetër, në kuzhinë. Këpucë, këpucë, këpucë!

24. Burri im hekuros të gjitha rrobat e tij: Edhe çorapet!

25. Ai i lan dhëmbët me ujë të nxehtë sepse sipas tij, i pastron dhëmbët më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat