Njihuni me lulen që të gjithë i kanë në tarraca, por nuk e dinë që sjellin fat

Life style

Njihuni me lulen që të gjithë i kanë në tarraca, por nuk e dinë që sjellin fat

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Njëra ndër lulet më të qëndrueshme është Barbaroza. Ekspertët kanë konstatuar që nëse keni së paku një të tillë në shtëpi, ndihmon te pagjumësia dhe dhembja e kokës.

Çdo fletë ka simbolikën e vet, ndërkaq simbolika e barbarozës është që sjell fat.

Lulet më të popullarizuara janë shumë të qëndrueshme dhe të lehta për mirëmbajtje, mirëpo për të zbukuruar me lulet e saj të bujshme ballkonin nga pranvera deri në vjeshtë, në fillim të sezonit duhet t’u kushtoni më shumë kujdes, transmeton Telegrafi.

Barbaroza është bimë barishtore shumëvjeçare me erë të mirë, me gjethe si pëllëmbë e me push, me lule të vogla ngjyrë trëndafili, me gjatësi deri 50 cm. Gjenden mbi 400 lloje të barbarozës.

Lulja e saj është me ngjyra të ndryshme sipas llojit. Kultivohet nëpër kopshte si lule zbukuruese dhe aromatike; është shpallur si “Mbretëreshë e Kopshteve”.

Origjina e barbarozës është Afrika e Jugut; është përdorur në mjekësinë tradicionale për shërimin e plagëve, sëmundjet virale, infeksionet e fytit.

Studimet më të fundit konfirmojnë se elementët që përmban barbaroza zvogëlojnë dhe ndihmojnë për kurimin e virusit herpes.

Poashtu, kjo bimë balancon hormonet dhe rrit shëndetin e veshkave; zvogëlon efektet e plakjes së parakohshme; forcon imunitetin; është çlodhëse, qetësuese e sistemit nervor; qetëson dhimbjet e kokës dhe ngrirjet muskulore; largon spazmat e barkut; largon stresin, depresionin dhe ankthin; ndihmon për kurimin e ekzemës dhe skuqjet e lëkurës; përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lufton toksinat; nxit urinimin; ndihmon trupin të pastrohet nga helmet dhe toksinat; normalizon rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut; ndihmon për kurimin e hemorroideve; largon erën e keqe nga trupi, etj.

Vazhdon të përdoret në mjekësi, kuzhinë dhe në kopsht.

Nuk është aspak e rrallë që të shihni duke lulëzuar nëpër ballkone ky lloj i luleve. Ka shumë lloje, por më të njohura janë barbaroza (pelargonium peltatum) dhe barbaroza zonale (pelargonium zonale). Më të zakonshme janë ngjyrat e kuqe, e bardhë, rozë dhe ngjyrë vjollcë.
Nëse dëshironi ta ruani edhe më tej, vendoseni në një vend të sigurt në temperaturë të ulët.

Mirëmbajeni këtë lule duke ia shkurtuar apo hequr gjethet e vdekura dhe ujiteni rrallë (një herë në muaj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat