Tek rezultatet e fëmijëve në shkollë ka efekt ushqyerja e mirë e tyre

Life style

Tek rezultatet e fëmijëve në shkollë ka efekt ushqyerja e mirë e tyre

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Një dietë e mirë tek fëmijët bën që ata të kenë një performancë më të mirë në shkollë, sidomos tre vitet e para të shkollimit. 

Studimi mori rreth 161 fëmijë të moshave 6 deri në 8 vjeç dhe duke analizuar ushqyerjen e tyre ditore dhe mënyrën se si përthithin informacionin në shkollë.

Në fund të studimit, u arrit në rezultatin se fëmijët që konsumonin perime, fruta dhe peshk, merrnin nota shumë më të mira në provime se sa pjesa tjetër e fëmijëve. 

Pjesa ku ushqyerja ndikonte direkt ishte leximi i librave. Fëmijët që kishin një dietë të pasur me produkte të shëndetshme lexonin më shumë dhe nuk lodheshin krahasuar me fëmijët e tjerë të cilët lodheshin së tepërmi duke lexuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat