Shënojeni në kalendar: Data 08/08 është një nga ditët më me fat të vitit!

Life style

Shënojeni në kalendar: Data 08/08 është një nga ditët më me fat të vitit!

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Nëse besoni në numerologji, manifestime, afirmimet dhe fat, ky lajm është për ju. Përgatituni të të manifestoni seriozisht gjithë magjinë e sezonit të Luanit dhe rrethoni datën 8 gusht në kalendar! Eshtë një nga ditët më me fat të 2021-it dhe s'mund ta lini t'ju humbasë pa manifestuar dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha.

Pse pikërisht data 8?

Përveçse 8/8 përkon me një domethënie të veçantë në numerologji, kombinimi i diellit me yllin Sirius është një tjetër event astrologjik energjia e të cilit do të ndikojë tek të gjithë ne.

8 gushti hap një dritare të re shpirtërore për të gjithë shenjat e zodiakut, duke u bërë shkaktar për fillime të reja. Në aspektin numerologjik, 8 është konsideruar si një prej numrave më me fat në numerologji që shpesh përkon me pasurinë dhe bollëkun. Vizualisht, numri 8 i shtrirë horizontalisht përfaqëson pafundësinë dhe fuqinë e palimituar. Duke qenë se po flasim për ditën e tetë të muajit të tetë, do të jeni të mbushur me energji suksesi, prandaj është në të mirën tuaj të vendosni për ca qëllime të qarta.

Çfarë të bëni?

Për fiks 8 minuta meditoni dhe lejoni trurin tuaj të pastrohet nga mendimet negative. E mira është që meditimin ta nisni në 8:08 në mëngjes ose në mbrëmje. Fokusohuni tek suksesi dhe me sytë nga qielli manifestoni fuqinë e palimituar që gjendet brenda jush. Endrrat mund të kthehen në realitet, aq më tepër në një datë si kjo! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat